KEDS njofton se nesër në Ferizaj do të ketë ndërprerje të rrymës.
Sipas njoftimit në Bibaj, Muhaxherët e Talinovcit, Sazli, Papaz, Rahovic, Mirosal, Pojasisht dhe Sazli ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
Në rrugët Hasan Prishtina, Astrit Bytyqi, Halim Spahija, Marie Kraja, Gazmend Zajmi, Vëllezërit Gërvalla, Zenun Beqa, 28 Nëntori, Emin Duraku dhe Ali Shefik Spahiu ndërprerje do të ketë nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
Njoftimi i plotë nga KEDS:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:
LP 10kV Rahovica (kodi: 40000014) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Bibaj, Muhaxherët e Talinovcit, Sazli, Papaz, Rahovic, Mirosal, Pojasisht dhe Sazli.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.
Punime nga palët e treta
1.
Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:
LP 10kV Astrtit Bytyqi (kodi: 40000032) nga ora 09:00 deri 14:00
Vendet: Rr. Hasan Prishtina, Astrit Bytyqi, Halim Spahija, Marie Kraja, Gazmend Zajmi, Vëllezërit Gërvalla, Zenun Beqa, 28 Nëntori, Emin Duraku dhe Ali Shefik Spahiu.
Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.