Connect with us

Kosovë

LDK e PDK kërkojnë shkarkimin e Martin Berishajt

Published

on

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se Agjencia Kundër Korrupsion ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.


Me këtë rast LDK-ja ka kërkuar edhe shkarkimin e Berishajt dhe po ashtu sqarim të secilit zyrtar publik që në fillet e shpërthimit të skandalit kishte garantuar dhe kishte marrë në mbrojtje Berishajn.


Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni. Hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit” ka shkruar Lushaku-Sadriu në facebook.


Edhe zëdhënësi i Partisë Demokatike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.


Abdullahu, në një konferencë për media, thotë se mbrojtja e ambasadorit Berishaj me kaq konsekuencë dhe për një periudhë kaq të gjatë nga Kryeministri dhe Presidentja vazhdon të jetë enigmatike, teksa sipas tij, kjo ishte ndërhyrje e pastër në sistemin e drejtësisë.

Kosovë

Shembja e dheut bllokon rrugën Gjakovë-Klinë

Published

on

Rruga Gjakovë-Klinë është bllokuar për qarkullim për shkak të shembjes së dheut.

Sipas Policisë, shembja e dheut në fshatin Volljakë  ka paralizuar qarkullimin në rrugën magjistrale Klinë-Gjakovë që nga ora 1:00 pas mesnatës.

Kompania e kontraktuar për punimet në këtë rrugë është duke u përpjekur të largojë masën e madhe të  dheut të shembur .  

Continue Reading

Kosovë

Humb jetën nga kontakti me rrymën elektrike

Published

on

Një person ka humbur jetën pas kontaktit me rrymë. Rasti ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Hoçë të Qytetit në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML ) për obduksion.

Njoftimi i plotë:

“Fshati  Hoq e Qytetit, Prizren 17.05.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Continue Reading

Kosovë

SBASHK-u fton anëtarësinë të mos nënshkruajnë kontratën e ndryshuar të punës

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) ka ftuar anëtarësinë që të mos nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës.

Sipas SBAShK-ut, ky version ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

“Kohëve të fundit po qarkullon një version i ri i Kontratës së punës për sektorin e arsimit. Ky version është kopje e keqe e një versioni të Kontratës së punës, është shumë më i dëmshëm dhe shumë më i keq se sa Kontrata ekzistuese e punës, që e kanë punëtorët arsimor. Ky version, që po qarkullon, bie në kundërshtim edhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2015 për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky version i shpërndarë ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

SBASHK-u i drejtohet anëtarësisë, që kanë Kontrata pune në kohë të pacaktuar, me apelin që të mos e nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës, ngase ata kanë Kontrata të punës në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet gjë një Kontratë e re, e cila në vend që të shtojë ndonjë të drejtë, krijon mëdyshje , mjegull dhe ka tendencë të mohimit të të drejtave legjitime e të fituara me kohë. SBASHK-u i drejtohet publikisht punëdhënësve që ta tërheqin nga qarkullimi këtë version të ri dhe të takohen me SBASHK-un dhe nëse është nevoja, të përgatitim versionin e ri të Kontratës së punës, nëse do të shtojmë edhe ndonjë të drejtë të punëtorëve arsimor e nëse jo, atëherë ata kanë Kontratë pune në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet diçka më e keqe nga kjo që e kanë”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Trending