Para fillimit të vitit shkollor, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër Covid 19 duke thënë se pavarësisht ecurisë së kësaj sëmundjeje, vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga infeksioni.
Në njoftim thuhet se çdo qendër e vaksinimit ofron vaksinimin me dozën e parë dhe të dytë për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.
Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës, kurse personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e katërt përforcuese katër muaj pas marrjes së dozës së tretë.