Connect with us

Ferizaj

Ashensori del nga kontrolli, një grua në Ferizaj bie nga kati i 9-të në bodrum

Published

on

Sot në Ferizaj një grua ka marrë tronditje nga përplasja që i ka shkaktuar ashensori në ndërtesa ku ajo jeton në rrugën “Gjon Serreçi”.

Këtë rast për TV TEMA e ka konfirmuar Drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Basri Shabani i cili thotë se është iniciuar si rast.

Ashensori ka lëvizur pa kontroll lart e poshtë deri në katin e nëntë dhe ka përfunduar në bodrumin e ndërtesës.

Sipas Shabani pas marrjes së trajtimit mjekësor në emergjencë, qytetarja është liruar në shtëpi.

Rreth orës 14:00 stacioni policor i Ferizajt është njoftu se një qytetare është duke marrë trajtim mjekësor në Emergjencë e Ferizajt dhe pas trajtimit e njëjta është paraqitur në stacionin policor dhe ka raportuar rastin. E njëjta derisa ishte në ashensor duke u ngjitur lartë në ndërtesën ku banon, ashensori ka lëvizur pa kontrollë me shpejtësi të madhe duke u ngritur lartë-poshtë deri në katin e 9-të dhe më pas ka përfunduar në bodrum, si pasojë qytetarja ka marrë lëndime trupore. Për momentin lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti në fjalë dhe të intervistohet personi përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit”, ka deklaruar Shabani për express.

Përndryshe, kur ashensori bie nga kati i nëntë në bodrum ka të njejtin efekt si goditja e murit nga një makinë që zhvillon shpejtësi 86.4 km/h.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending