Connect with us

Ferizaj

Hapet poliklinika “Ferexim” në Ferizaj

Published

on

Në rrugën ”Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, është hapur poliklinika private “Ferexim”, në të cilën do të ofrohen disa shërbime mjekësore dhe farmaceutike.

Pronari i kësaj poliklinike, Sahadi Maloku, tregoi shërbimet që do t’i ofroj kjo poliklinikë për qytetarët ferizajas.

Kjo është poliklinika “Ferexim” dhe hapet së bashku me barnatoren “Ferexim”. Në poliklinikë do të punoj neuropsikiatri i fëmijëve që është rast i parë nëse nuk gabohem në Ferizaj, pastaj alergologu, mjeku familjarë dhe pediatri, pastaj do të punojnë edhe motrat ku do të mund të merren infuzionet, injeksionet, kontrollat, analizat laboratorike, po ashtu edhe shërbimet e barnatores”, tha Maloku.

Maloku, tha se synon që tek pacientët të sjellë siguri në marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Pacientët do të jenë të sigurtë se ne do t’u shërbejmë ndershmërisht  me sigurinë më të madhe të barnave dhe me sinqeritet”, tha Maloku.

Në poliklinikën “Ferexim”, e cila u hap sot, janë punësuar 10 persona.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në trafik shkaku i shembjes së mundshme të gurëve

Published

on

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që qarkullojnë në rrugët malore Shtërpcë-Brezovicë, Shtërpcë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit dhe Glliboçicë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Kushtet aktuale të motit me shi kanë shkaktuar rrugë të lagështa, dukshmëri të kufizuar dhe rrezik të shtuar për aksidente trafiku.

Po ashtu, në disa segmente të këtyre akseve mund të ketë shembje gurësh, rrëshqitje dhe pengesa të tjera, që mund të rrezikojnë qarkullimin e automjeteve.

Në këtë drejtim, Policia rekomandon që shoferët të respektojnë disa këshilla të rëndësishme për ngasje të sigurt:

– Mbani dritat e ndezura për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të vërejtshëm për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

– Zvogëloni shpejtësinë, pasi rrugët e lagështa kërkojnë distancë më të madhe për frenim të sigurt.

– Shmangni shpërqendrimet, sidomos përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

– Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara për të shmangur aksidentet.

Në këto rrugë malore, tregoni kujdes shtesë ndaj shembjeve të gurëve dhe pengesave që mund të paraqiten papritur në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se reshjet e shiut kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes më të madh në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Trending