Connect with us

Ferizaj

LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme për projektin ”Bashkimi i Qytetit”

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, po kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal lidhur me projektin “Bashkimi i Qytetit”. Këtë thirrje publike përmes një konference me gazetarë, Vetëvendosje e adresoi tek i pari i komunës Agim Aliu, ku me këtë rast anëtari i Kuvendit nga ky subjekt politik, Enver Haliti, shprehu edhe një varg kritikash për projektin, siç tha ai, megaloman “Bashkimi i Qytetit”. Haliti tha se për vet faktin që pushteti nuk mbajti tubime publike mjaftueshëm, ky investim duhet të ndërpritet dhe t’i bëhet një analizë më gjithëpërfshirëse.

“Gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2019, ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi reaguar dhe kemi dhënë disa sqarime duke kërkuar përgjegjësi nga kryetari i komunës dhe një reflektim nga ana e tij deri më tani nuk e kemi parë, prandaj ne sot përmes kësaj paraqitje publike kërkojmë edhe njëherë nga kryetari Agim Aliu që të reflektoj dhe ta ftoj një seancë të jashtëzakonshme, ku do të bëhet prezantimi detal i këtij projekti në mënyrë që të jepen informata në detaje për projektin në fjalë, sepse kemi frikën që qyteti i Ferizajt do të bllokohet edhe më shumë dhe nga emri bashkim i qytetit të del bllokim i qytetit”, tha Enver Haliti.

Në anën tjetër, drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se nuk do të këtë kurrfarë seance, sepse të gjitha procedurat dhe obligimet ligjore për këtë projekt qeveria Aliu i ka kryer me kohë.

Ajo çfarë mund të themi është se punët për projektin “Bashkimi i Qytetit” janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë. Të gjitha procedurat janë respektuar dhe ne nuk e shohim të arsyeshme të thirret çfarëdo seance për këtë çështje. Thjesht ne e kemi respektuar konkursin publik, procedurat e tenderimt dhe tash jemi duke respektuar planin dinamik për realizimin e këtij projekti“, tha drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi.

Haliti akuzoi pushtetin lokal se ky është vetëm një projekt elektoral, i cili bie në kundërshtim me të gjitha dokumentet tjera strategjike për Ferizajn. Sipas tij, sinjali që hartuesi i projektit po jep për përmirësimin e tij pas ankesave të disa bizneseve, tregon më së miri për seriozitetin e këtij investimi.

“Gjëja tjetër që e shqetëson Lëvizjen Vetëvendosje është ndryshimi i këtij projekti ende pa filluar. Do të thotë, kemi parë që ka hasur në rezistencë të disa bizneseve ku pas diskutimit me ta arkitekti i hartimit të këtij projekti del para mediave dhe thotë se kam biseduar me ato biznese dhe kam vendosur që ta ndryshoj projektin dhe gjithçka është në rregull. Ky fakt na shqetëson se me këtë formë kaq të lehtë po mundohen t’ia shesin qytetarëve që një projekt aq i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt mund të ndryshohet sa herë dëshirojnë”, tha Haliti.

“Absolutisht, ne kemi dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe ligji i prokurimit e lejon ndryshimin e çdo projekti deri në masën 10 për qind dhe ne jemi në suaza të këtij 10 për qindëshit që e lejon ligji i prokurimit të Kosovës”, tha Bytyqi.

Në Lëvizjen Vetëvendosje u shprehën skeptikë se për bazën ligjore të projektit “Bashkimi i qytetit” mund të reagojnë organet qëndrore, pasi sipas kësaj partie, ky është premtim elektoral për të cilin bën reklamë edhe kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending