Connect with us

Arbëri

25 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, Osmani: Ishte nëna e madhe e gjithë botes

Published

on

Në 25 vjetorin e vdekjes së humanistës Nënës Terezë, krerët shtetërorë të Kosovës kanë vizituar shtatoren e saj në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë duke e përkujtuar atë.

Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca e çmuan dhe nderuan lartë jetën dhe veprën e saj.

Presidentja Osmani tha se Nëna Terezë ishte nëna e madhe e gjithë botes dhe jo vetëm e popullit shqiptar.

Sot jemi këtu për ta përkujtuar Shën Terezën, nënen e madhe e cila dha një shembull për të gjihë botën dhe jo vetëm për popullin shqiptar. Sot e kujtojmë me krenari gjithë veprën dhe misionin e saj që iu tregoj gjeneratave të reja që dashuria dhe respekti duhet të jenë udhërrëfyes në jetën tonë të përditshme”, tha ajo.

Në anën tjetër kryeministri Kurti, deklaroi se ajo i dha shumë botës dhe nuk mori asgjë për veten e saj dhe kjo duhet të mirret si shembull nga të gjithë.

Jeta e Nënës Terezë është vepër për të gjithë njerëzimin, nga një bijë e popullit tonë ajo u bë nëna e gjithë botës. Ne e afirmojmë sot atë për tu marr shembull se si duhet të veprohet për të mirën e përgjithshme. Ajo I dha shumë botës dhe nuk mori asgjë”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se shembulli dhe puna e saj ka inspiruar miliona njerëz në botë për të bërë bamirësi.

Po e nderojmë dhe kujtojmë simbolin e rëndësishëm të kombit shqiptar dhe të mbarë botës, Nënën Tereze. Shembulli i saj ka inspiruar milliona njerëz anë e mbanë botës, mirëpo ajo nuk e harroj asnjëherë popullin shqiptar”, u shpreh Konjufca.

Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë./telegrafi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arbëri

Tirana dhe Kruja lëkunden nga një seri tërmetesh

Published

on

Një tërmet me 4.2 shkallë të Rihterit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Qendra Sizmologjike ka njoftuar se tërmeti  regjistrua  në orën 05:04 minuta me epiqendër 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 8 kilometra në jugperëndim të Krujës.

Më pas janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të ulët,  ku e fundit u regjistrua  në orën 10:05 minuta me intensitet  2.0 shkallë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje për dëme të mundshme.

Continue Reading

Arbëri

Qyteti i Ohrit lëkundet nga tërmeti

Published

on

Maqedonia e Veriut, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit, që u regjistrua në orën 04:34 sipas kohës lokale, ishte rreth 4 kilometra në veri-perëndim të zonës së qytetit të Ohrit në thellësi  prej 5 kilometrash.

Përpos Ohrit me rrethinë, tërmeti u ndje edhe nga banorët në zonat kufitare me Shqipërinë dhe në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.

Continue Reading

Arbëri

Në Tiranë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për trafikim të armëve

Published

on

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë dy shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë rreth10 mijë euro.

Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se të dyshuarit, A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë,  janë arrestuar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”,  nga njësiti për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. 

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Trending