Në kuadër të agjendës shtetërore për “Ditët e Nënë Terezës” sot organizohet tryeza ku do të diskutohet për figurën e Shën Nënë Terezës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një shkrimi në Facebook.

“Tryeza do të mbahet nga ora 14:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ndërsa panelistët që do të flasin janë prof. dr. Jahja Dranqolli, Don Lush Gjergji dhe Gëzim Alpion”./KK

Të ngjashme

Të tjera