Connect with us

Kosovë

Lajçak me këshilltarët e rinj i shkojnë Kurtit në zyre

Published

on

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas Kosovës, ata do të zhvillojnë një vizitë edhe në Serbi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

Pas angazhimeve të tyre diplomatike, dy vendet arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse./EO

Kosovë

Arrestohet pasi i dërgoi mesazhe ofenduese dhe seksuale një gruaje

Published

on

Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më 13 maj 2024 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kosovë

Tërmeti  që goditi rrethinën e  Malishevës ishte me intensitet të ulët

Published

on

Tërmeti që goditi rrethinën e Malishevës mbrëmjen e sotme në ora 18:04 ishte me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, konfirmoi Qendra Sizmike Euro-Mediterane.

Sipas raportit, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veri të Suharekës përkatësisht 10 kilometra në lindje të Malishevës  dhe goditi në një thellësi prej 9 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë  edhe në Prizren dhe në pjesën më të madhe të rrafshit të Dukagjinit në drejtim të Prishtinës.

Deri tani, nuk u raportua për dëme eventuale materiale.

Continue Reading

Kosovë

Një serb i Kosovës arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues

Published

on

Prokuroria Speciale ka njoftuar për arrestimin e shtetasit të Kosovës me inicialet S.M. i nacionalitetit serb, nën dyshimin për veprat penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai u arrestua më 11 maj 2024 derisa prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Continue Reading

Trending