I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka filluar takimin me liderët e opozitës për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera.

Ky takim i Lajçakut me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, atë të AAK-së, Ramush Haradinajn dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin po zhvillohet në zyrën e BE-së në Prishtinë.

Dje Lajçaku u takua me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, me të cilin tha se u pajtuan për hapat e ardhshëm dhe për zbatimin e plotë dhe pa vonesa e parakushte të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, Bislimi tha pas takimit se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke.

Por, mbetet e paqartë nëse gjatë ditës Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Të ngjashme

Të tjera