Connect with us

Kosovë

25 vjetori i protestave studentore – Nderohet ish-rektori Statovci

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të shtunën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci në 25-vjetorin e protestave studentore.

Kurti tha se ish-rektori i Universitetit të Prishtinës që u priu studentëve në këto protesta ishte gjithmonë me ta dhe në ballë të ndryshimeve.

Sipas tij, Statovci ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur.

Kryeministri më tej shtoi se Statovcin e kujtojnë me mall duke shtuar se Kosova është me fat që pati një njeri të tillë.

“Profesori në këtë tetor do të bëhej 82 vjeç, dekadat e jetës së tij ja kanë vlejtur për të gjithë. Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur. Ishte gjithmonë me studentët dhe në ballë të ndryshimeve. E kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me shumë krenari se ishim me shumë fat që e patëm”, tha Kurti.

Bashkëshortja e ish-rektorit, Drita Halimi-Statovci, edhe pse tha që e ka të vështirë të flasë, para të pranishmëve tregoi për momente kur bashkëshorti i saj i fliste për protestat e studentëve.

“Në këto raste e kam të vështirë të flas, faleminderit veç mundem me thënë për respektin që i bëni. Pa të protesta do të ishin ndryshe, ai ditë që ka dalë në demonstrata më tha jam aty e di ku jam do t’i mbrojë studentët”, u shpreh ajo.

Ndwrkaq, Bujar Dugolli, që në atë kohë iu printe protestave bashkë me Statovcin e quajti atë sinonim të lirisë e pavarësisë.

“Njeriu që ushte pranë studentëve, njeriun që ishte rektor. Dhimbja është e madhe për të gjithë ne që punuam me të. Ai ishte sinonim i lirisë dhe pavarësisë”, tha Dugolli.

Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat që qëllim kishin kundërshtimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare./EO

Kosovë

Mbrojtja kërkon që Jakup Krasniqi të shpallet i pafajshëm

Published

on

Në nisje të deklaratave përmbyllëse avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij.

Ajo tha se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë që 1.926 ditë.

“Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij”, tha ajo.

Mbrojtja: ZPS mbështetet në spekulime

Avokatja Venkateswari Alagendra tha se ZPS-ja mbështetet në “spekulime dhe pretendime të pambështetura” në akuzat ndaj Krasniqit.

Ajo tha se nuk ka asnjë dëshmitar që thotë se Krasniqi e ka keqtrajtuar.

“Të nderuar gjykatës, ju kërkoj që kur të shqyrtoni provat e paraqitura nga Prokuroria të mos harroni këto fakte. Në të gjitha provat nuk ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Krasniqi e ka rrahur, e ka keqtrajtuar apo torturuar. Nuk ekziston një viktimë e vetme nga qindra dëshmitarë të Prokurorisë që pretendojnë ose akuzojnë Krasniqin që i ka rrahur abuzuar ose ka qenë i pranishëm kur ata janë keqtrajtuar. Kjo prokurori mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura”, tha ajo.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Mbrojta e Selimit përfundon deklaratat përmbyllëse

Published

on

Avokati kryesor i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, e mori në fund fjalën për të përmbyllur deklaratat e mbrojtjes. Ai tha se trupi gjykues do të arrijë në përfundimin që klienti i tij është i pafajshëm nëse shikon tërësinë e provave.

“Selimi nuk ka qenë komandant. Nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe asnjë formë. Këtu përfshihet edhe autoriteti i pretenduar se Selimi ka qenë anëtar i këtyre strukturave pavarësisht se ai që në fillim ka qenë një anëtar i njohur i UÇK-së”, tha Roberts.

Ai tha se pafajësia e Selimit mbështetet po ashtu në faktin që nuk kishte vartës “dhe nuk kishte lidhje me kontroll efektiv”, siç pretendon Prokuroria.

“Provat kundër tij janë kontradiktore nuk kanë besueshmëri dhe janë të pabazuara. Veçmas pretendimet që ai ka marr pjesë në ndonjë krim të pretenduar”, tha Roberts.

Gjykata ka shkuar në pushimin e drekës dhe pas pushimit, mbrojtja e Jakup Krasniqit do të nisë shpalosjen e deklaratave përmbyllëse.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Avokati Roberts: Rexhep Selimi është plotësisht i pafajshëm

Published

on

Në Gjykatën Speciale, seanca e pasdites kanë vazhduar me paraqitjen e fjalës përmbyllëse ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit.

Në fillim të deklarimit, avokati Geoffrey Roberts, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga krimet e pretenduara që i ngarkohen klientit të tij.

Avokati Roberts tha se qëndrimi i mbrojtjes është që nuk ka ekzistuar Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, ku ka qenë i përfshirë Selimi apo të akuzuarit e tjerë në asnjë periudhë të aktakuzës, siç pretendon Prokuroria.

Në mungesë të provave për këtë pretendim i cili është i mangët edhe në logjikë nuk mund të ketë përgjegjësi për Selimin për kryerjen e krimeve, tha ai duke shtuar se  pretendimi kryesor i Prokurorisë është se të akuzuarit së bashku me anëtarët e tjerë të asaj që e cilëson si ndërmarrje të përbashkët kriminale kishin për qëllim marrjen nën kontroll të Kosovës dhe largimin e kundërshtarëve. Për këtë pretendim të Prokurorisë, avokati Roberts tha se në vetvete, qëllimi për marrjen nën kontroll Kosovën nuk është kriminal, por mënyrë për t’i dhënë fund shtypjes së Millosheviqit.

Continue Reading

Trending