Connect with us

Ferizaj

Turneu i pingpongut “Gani Maloku” mbahet të shtunën

Published

on

Klubi i PingPongut “Gani Maloku” organizon turne memorial të veteranëve.

Sipas njoftimit nga ky klub, turneu mbahet më 15 tetor në shkollën e mesme Ekonomike “Faik Konica”, teksa paraqitja e lojtarëve bëhet deri më 14 tetor në ora 16:00, përcjell TV TEMA.

Ky turne ka pesë kategori: *40 – 49 vjeçar (të lindur në vitin 1982 ose përpara)

*50 – 59 vjeçar (të lindur në vitin 1972 ose përpara)

*60 – 64 vjeçar (të lindur në vitin 1962 ose përpara)

*mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1957 ose përpara)

*Çifte (double)

Njoftimi i plotë i Klubit të PingPongut “Gani Maloku”:

Organizohet Turneu Memorial i veteranëve “Gani Maloku”

Me 15 tetor në Shkollën e Mesme te Larte Ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj (lokacioni: https://goo.gl/maps/fsnTd3q3DxfLARat7 ), FPPK në bashkëpunim me Kpp ‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut memorial të veteranëve “Gani Maloku”.

Turneu do të organizohet për këto 5 kategori:

*40 – 49 vjeçar (të lindur në vitin 1982 ose përpara)

*50 – 59 vjeçar (të lindur në vitin 1972 ose përpara)

*60 – 64 vjeçar (të lindur në vitin 1962 ose përpara)

*mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1957 ose përpara)

*Çifte (double)

Paraqitjen e lojtarëve mund ta bëni deri të enjten më 14 tetor në ora 16:00 në emailin komisionigarave@fppk.com

Shorti do të hidhet para fillimit të garave.

Garat do të zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi, ndërsa në kategoritë që ka numër të vogël të pjesëmarrësve do të zhvillohet vetëm sistemi secili me secilin.

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending