Connect with us

Ferizaj

Deri në pesë orë pa rrymë – Edhe të enjten priten ndërprerje të energjisë në Ferizaj

Published

on

Të enjten në Ferizaj do të ketë ndërprerje disaorëshe të rrymës.

Dita e katërt me radhë e kësaj jave që pritet të ketë ndërprerje rryme.

Për shkak të mirëmbajtjes preventive nga ora 10:00 deri në ora 15:00 do të ketë ndërprerje në fshatrat Rahovica, Softaj, Fusha e Madhe, Papaz, Sazli, Pajatë,Talinovci i Muhaxherëve.

Për shkak të punimeve nga palët e treta, ndërprerja nga ora 13:00 deri në ora 17:00 do të ketë në rrugët: Bostonit, Brahim Ademi, Kadri Abazi. Fshatrat: Bublicë, Dramjak, Kosinë, Llojza, Lloshkobare, Saraishtë dhe Slivovë.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

2.

NS 110/35/10[kV]  Ferizaj do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Rahovica (kodi: 40000014)  nga ora 10:00 deri në ora  15:00

Vendet: Rahovica, Softaj, Fusha e Madhe, Papaz, Sazli, Pajatisht,Talinovci i Muhaxherëve.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve dhe izolatorëve.

Punime nga palët e treta

NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Betoni (kodi: 40041002)  nga ora 13:00 deri në ora  17:00

Vendet: rrugët: Bostonit, Brahim Ademi, Kadri Abazi. Fshatrat: Bublic, Dramjak, Kosinë, Llojza, Lloshkobare, Saraisht dhe Slivovë.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Ferizaj

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e kryer vjet në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër F.R., dhe J.M., nga Ferizaj, për vrasjen e një personi  në oborrin e një salle dasmash në Bibajt të Ferizajt,  më 16 gusht 2024.

Sipas prokurorisë, i akuzuari F.R ,me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën S.S., duke e lënë të vdekur në vend, kurse J.M. akuzohet për ndihmë në këtë vrasje.

“Ekziston dyshimi i bazuar “se i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment, me këtë veprim kreu veprën penale të ”Vrasjes së rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – thotë Prokuroria.

Kurse, J.M., akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i akuzuari F.R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

Continue Reading

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending