Connect with us

Ferizaj

Pjesa më e madhe e Ferizajt mbetet pa rrymë më 1 nëntor

Published

on

Të martën e 1 nëntorit pjesa më e madhe e Ferizajt do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ndërprerjet për shkak të mirëmbajtjes preventive nga ora 09:00 e deri në orën 16:00, pra për shtatë orë do të jenë në rrugët: Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë), Zef Jubani (një pjesë); fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime dhe Neredime e Naltë dhe e Ulët.

Nga ora 10:00 e deri në ora 12:00, poashtu për shkak të mirëmbajtjes preventive pa rrymë mbesin rrugët: Adrian Krasniqi, Agim Bajrami (një pjesë), Aleksandër Gjaovani (një pjesë), Ali Hadri (një pjesë), Avni Rrustemi, Dërvish Shaqa, Trepçës, Elhami Hasani, Fan Noli, Fshati Vjetër (magjistralja Kaçanik), Gursel e Bajram Sylejmanit, Hasan Prishtina, Hasan Remniku, Iljaz Kodra, Isref Begolli, Kalabrisë (një pjesë), Kemajl Etemi (1 konsumator), lagjëja e Qiraxhive  (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Kaçanik, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë, Migjeni, Milihat Ajeti, Mujadin Aliu  (një pjesë), Muskim Mulliqi  (një pjesë), Oso Kuka, Petar Koqiq, Rexhep Bislimi, Qiragji, Softaj, Tefik Idrizi, Tetovës, Tomas Mandela, Varosh, Vezir Jashari, Zenjullah Zejna,  Fshati Bibaj  (një pjesë) dhe Greme (1 konsumator).

Mirëmbajtja preventive do të vazhdojë edhe nga ora 13:30 deri në orën 16:00 në rrugët: 12 Qërshori, 15 Shkurti (një pjesë), Agim Matoshi (një pjesë), Asim Vokshi (një pjesë), Avdyl Dura, Besim Rexhepi, Dëshmorët e Kombit, e Ilirisë, Ejup Statovci (një pjesë), Enver Topalli, Gjemajl Kada (një pjesë), Hamëz Jashari, Imri Halili (një pjesë), Indrit Cara (një pjesë), Metush Krasniqi (një pjesë), Rexhep Bislimi, Rifat Berisha (një pjesë), Xhemajl Kada (një pjesë) dhe Saranda (një pjesë).

Shiko edhe:

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending