Ferizaj
Dy aksidente trafiku me të lënduar brenda 10 minutave në Ferizaj
-
Kosovë6 days agoPresidentja i kërkon sqarim Kushtetueses për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, pasi LVV kërkon tre anëtarë
-
Kosovë6 days agoPërvjetori i 27-të i bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe
-
Botë7 days agoTrump thotë se ka “mundësi serioze” për ujdi me Iranin, pasi i pezulloi sulmet ndaj caqeve energjetike
-
Kosovë1 week agoVdes gruaja 73 vjeçare e plagosur mbrëmë në Majac të Podujevës
-
Kosovë4 days agoKushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit
-
Kosovë3 days agoAzemi: Manipulimi me njehsorët elektrikë është vepër penale
-
Kosovë3 days agoKosova një fitore larg Botërorit 2026 pas triumfit ndaj Sllovakisë në Bratisllavë
-
Kosovë3 days agoTë hënën ekzekutohen 500 mijë euro të premtuara nga Kurti
-
Kosovë3 days agoKosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike
Ferizaj
Dy aksidente trafiku me të lënduar brenda 10 minutave në Ferizaj
Ferizaj
Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.
Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.
Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.
Ferizaj
Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.
Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.
“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.
Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.
Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.
Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.
Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë ndërtuese.
Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.
Ferizaj
Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike
KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).
Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.
Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.
KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.
Foto – Ilustrim

Leave a Reply