Connect with us

Ferizaj

Një pjesë e Ferizajt, të dielën mbetet për pesë orë pa rrymë

Published

on

Të dielën në Ferizaj do të ketë ndërprerje 5 orëshe të rrymës.

Nga ora 09:00 deri në ora 14:00 disa pjesë të Ferizajt do të mbesin pa rrymë, përcjell TV TEMA.

Fabrika e gypave, rrugët: Driton Islami (një pjesë), e Reçakut (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë). fshatrat: Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë), janë vendet që do mbesin pa rrymë.

Njoftimi i KEDS:

Punime nga palët e treta

1.

Nga NS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

LP 10kV Fabrika e Gypave 4   (kodi: 40041010) nga ora 09:00 deri në ora  14:00

Vendet: Fabrika e Gypave 4. 

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

2.

Nga NS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

LP 10kV Fabrika e Gypave 2   (kodi: 40041008) nga ora 09:00 deri në ora  14:00

Vendet: Fabrika e Gypave 2. 

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik  dhe projektit të aprovuar.

3.

Nga NS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

LP 10kV Fabrika e Gypave 3   (kodi: 40041009) nga ora 09:00 deri në ora  14:00

Vendet: Fabrika e Gypave 3.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

4.

Nga NS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

LP 10kV Kosova Petroll   (kodi: 40041003) nga ora 09:00 deri në ora  14:00

Vendet: rrugët: Driton Islami (një pjesë), e Reçakut (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë). fshatrat: Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë).

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Ferizaj

Hajnat vjedhin rreth 10 mijë euro stoli ari në Ferizaj

Published

on

Të dielën mbrëma është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në  rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.

Rr. Bajram Kelmendi, Ferizaj 19.10.2025-21:00

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar përmes derës së një dhome së shtëpisë së ankuesit, ku kanë vjedhur stoli ari. Në  vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të PK-së,” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Të lënduarit nga aksidenti në Slivovë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Katër nga personat e lënduar në aksident trafiku mbrëmë fshatin Slivovë të Ferizajt, janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në njoftimin e KQZ-së, bëhet e ditur se të lënduarit janë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj dhe se aksidenti ndodhi rreth orës 18:17, gjatë kohës që ata po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

Policia tha se në aksident u përfshin një veturë dhe një autobus me targa vendore, duke shtuar se të lënduar kanë mbetur shoferi i veturës dhe katër pasagjerët.

Ata fillimisht ishin dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ndërkaq katër prej tyre më pas janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë, tha Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Publikohet lista e policëve përgjegjës të lagjeve në Ferizaj

Published

on

Stacioni Policor në Ferizaj ka publikuar listën e policëve përgjegjës për lagjet dhe lokalitetet e ndryshme të qytetit.

Qytetarët mund të kontaktojnë policët e lagjeve për të raportuar probleme, shqetësime apo çështje që lidhen me sigurinë në zonat ku jetojnë.

Ky veprim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit, si dhe rritjen e sigurisë publike në nivel lokal.

Continue Reading

Trending