Connect with us

Ferizaj

Nënshkruhet marrëveshje për zbatimin e Programit Nacional për Rininë

Published

on

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu dhe koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për zbatimin e përbashkët të Programit Nacional për Rininë. Sipas përpiluesve të këtij dokumenti qeveritar, programi  ka për qëllim krijimin e hapësirës së munguar për të rinjtë, në shërbim të formimit të mundësive për ta zhvilluar dijën dhe talentin, mundësinë e hapësirave për argëtim dhe kreativitet kulturor e sportiv. Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, u shpreh i lumtur që Ferizaj është komuna e parë e cila e ka nëshkruar një memorandum të tillë, pasi që tha se edhe platforma e tij politike rininë e sheh si asetin kryesor për ta trajtuar më ndryshe e më me prioritet.

“Ne kemi një rini të mrekullueshme, por ajo nuk mund të jetë e tillë nëse edhe ne nuk kemi programe politike që e ruajnë atë si rini të shëndosh, sigurisht që ky program do të lehtësoj edhe më shumë edhe do të krijoj mundësinë që ata të rinj që sot i kemi në Evropë e që po i shfaqin kapacitete dhe talentet e tyre atje janë pikërisht për shkak të mundësisë, prandaj Programi Nacional për Rininë e ka pikërisht këtë qëllim që ata të kontribuojnë këtu në vendin e tyre”, tha Aliu.

Ky program i cili ka për qëllim  përmirësimin e cilësisë në arsim, zhvillimin e shkathtësive sportive dhe atë kulturor, i ka të përfshira tri fusha kryesore: diturinë, mendimin kritik dhe sportin.

“Është për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës që nuk përjashton asnjë përkatësi gjinore apo të tjera dhe realisht në së bashku me kryetarin e Ferizajt do të fillojmë zbatimin e këtij projekti ku për herë të parë do t’i ofroj rinisë së Kosovës hapësirën që atyre u takon, e rinia e ka hapësirën tek aktivitetet e ndryshme edhe ato që janë të parapara me kurrikulë, por edhe ato që s’janë të përfshira”, tha Hoti.

Në Programin Nacional për Rininë, parashihet mbajtja e garave në nivel vendi në katër nivele kryesore, fillimisht gara në nivelin shkollor, në nivelin komunal, gara në nivelin universitar, si dhe në nivel republikan. U tha se në perspektivë janë paraprë edhe garat ndërshtetërore dhe me diasporën.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending