Connect with us

Ferizaj

Kush është “Zot shtëpie” në Ferizaj?

Published

on

Një mori reagimesh u shkruan sot në facebook nga institucione dhe persona me ndikim politik në Ferizaj.

E përbashkëta e reagimeve ishte fjalia “Zot shtëpie”.

Krejt kjo pas vizitave të ministrit Hajrulla Çeku tek ish-gjimnazi që u dogj dhe të nesërmen tek kisha katolike në Ferizaj, me rastin e nisjes së renovimit të saj.

Për këto vizita, institucioni i Komunës së Ferizajt u “prek”, për shkak se sipas tyre nuk u ftuan nga ministri.

Reagimet pas reagimit të Komunës vazhduan edhe nga shefi i grupit parlamentar të asamblistëve të LDK-së, Flamur Istrefi dhe nga asamblisti i Vetëvendosjes, Brahim Osmani.

Istrefi dhe Osmani kërkuan nga kryetari i Komunës së Ferizajt që të “thotë disa fjalë” për ngjarjet që po ndodhin në këtë qytet.

Madje Osmani, vizitën e Agim Aliut në Turqi e cilësoi si “pushime”.

Debati për të “Zotin e shtëpisë” ka shumë gjasë që të vazhdojë edhe pse në ligjin për Vetëqeverisjen Lokale nuk ka përkufizim apo definicion se çka nënkuptohet me termin “Zot shtëpie” i një Komune në Republikën e Kosovës, siç shënohet në komunikatën zyrtare të Komunës së Ferizajt.

Reagimi i Komunës së Ferizajt:

Reagimi i Flamur Istrefit:

Reagimi i Brahim Osmanit:

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Trending