Ministria e Infrastrukturës në një përgjigje me shkrim për TV TEMA tregon se në rrugën Ferizaj-Shtime deri parku i Lirisë ku po punohet aktualisht, vetëm gjatë javës së kaluar për shkak të reshjeve meteorologjike pati vështirësi në komunikacion.
“Aktualisht po punohet në germimin e trupit të rrugës në shiritat e mbrendshëm, ndërsa qarkullimi i komunikacionit po zhvillohet ndaras në dy krahët e rrugës pa ndonjë nderprerje. Rruga është e sinjalizuar mirë dhe sipas planit të menaxhimit të komunikacionit. Shiritat qarkullues janë të shtruar në zhavor dhe mirëmbahen per çdo ditë plotesohen me material 0/31, nivelohen me greder dhe ngjeshën me cilinder“, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Kjo Ministri informon se ishte planifikuar që punimet të zgjasin 90 ditë, por sipas tyre, operatori ekonomik u zotua që punimet t’i kryej për 60 ditë.
“Kompania gjithmonë është aktive në terren, mirëpo duke i pasur parasyshë ndikimet e faktorit meteorologjik me të reshura javën e kaluar dhe këtë javë, janë paraqitur vështirësi në ekzekutimin e punimeve të germimit mirëpo për asnji moment nuk ka ndodhur të nderpritet qarkullimi i komunikacionit rrugor në të dyja krahët e saj“, thuhet tutje në përgjigje.
Vlera e kontratës bazë së këtij projekti është: 279,866.13 euro.
“Të gjitha këto projekte po realizohen për mirëqenien dhe sigurinë në komunikacionin, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim ndaj kompanive ndërtuese të këtyre projekteve, ngase të gjitha këto punime po zhvillohen dhe po bëhen për të mirën e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, përfundon përgjigja e Ministrisë.
Lajmi që plotësohet përmes kësaj përgjigje: