Connect with us

Kosovë

Kthehet në prodhim blloku 5 i TC ”KOSOVA – A”

Published

on

Pas riparimit kapital të turbinës dhe gjeneratorit, sot në mesditë është kthyer në prodhim blloku 5 i Termocentralit “Kosova-A”.  Këtë e bëri të ditur përfaqësuesi i  kompanisë “Monting Energetika DOO” nga Maqedonia e Veriut,  z. Cvetan Drageski, përmes llogarisë së tij në LinkedIn.

Ai njoftoi se ky bllok i KEK-ut sot ishte lëshuar në punë provuese 72 orëshe, pas përfundimit të riparimit kapital. Në foto shihet se gjatë testeve të sotme , blloku A-5 po jepte 152 MW/h të energjisë elektrike.

 Më 15 nëntor 2022, Korporata Elektroeneregjetike të Kosovës – KEK  kishte nënshkruar me këtë kompani nga Shkupi  kontratën me numër  KEK-22-8246-5-1-5, për LLotin 1, në vlerë prej  5,136,228.90 EUR.

https://www.linkedin.com/posts/activity-7060683380631195648-lMo4?utm_source=share&utm_medium=member_desktop

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

LDK refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, propozon qeveri kalimtare

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka refuzuar ofertën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e koalicionit qeverisës LVV-LDK, duke thënë se qëndrimet e partisë së tij nuk kanë ndryshuar.

Në konferencën për media, Abdixhiku njoftoi se krahas letrës me përgjigjen e LDK-së që i ka dërguar Kurtit, i ka ftuar njëkohësisht edhe të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku për ta formuar një qeveri tranzicionale me kryeministër dhe kabinet unifikues, pasi siç u shpreh, vendi “është në krizë të thellë institucionale”.

“LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri”.

Sipas Abdixhikut, kjo Qeveri Nacionale e Tranzicionit, përpos afatit të caktuar do të ketë edhe qëllime të qarta politike dhe agjendë të qartë shtetërore të politikës së brendshme dhe të jashtme, e cila njëkohësisht do t’i jepte mundësi bashkëpunimit dhe kapërcimit të polarizimit të skajshëm politik dhe shoqëror.

Continue Reading

Kosovë

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Marrëveshja për lëvizje pa viza mes dy vendeve, u nënshkrua gjatë vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në këtë vend aziatik të lindjes së largët.

 “Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona.

Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, monarkia e Bruneit ka një popullsi prej mbi 460 mijë banorë dhe pavarësinë e plotë nga Britania e Madhe, e fitoi me marrëveshje ndërshtetërore, më 1 janar 1984.

#

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abduxhiku, përmes së cilës e ka ftuar për koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Në letrën e cila u bë publike, pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit, Kurti ka përmendur dallimet në bindje politike mes dy subjekteve por edhe bindjen e tij se votuesit e tyre preferojnë një koalicion të tillë.

“Në sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, ka shkruar Kurti duke përmendur në vazhdim edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja:

“Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”, ka shkruar mes tjerash kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Continue Reading

Trending