Connect with us

Ferizaj

109 euro pagë në muaj deklaron kryetari i Ferizajt

Published

on

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë se zyrtarëve publik në Kosovë për vitin 2022.

Ndër ata që ka deklaruar pasurinë është edhe kryetari i komunës së Ferizajt.

Në deklarimin e sivjetëm, me gjasë kryetari Aliu  e ka deklaruar vetëm 8% të pagës si kryetar komune, duke shënuar si pagë vjetore shumën prej 1,318.21 euro, apo një rrogë mujore prej 109.85 euro.  

Ndërkaq në vitin 2021 kryetari Aliu e kishte deklaruar në tërësi pagën e tij vjetore prej 15,774 euro, që i bie 1314.50 në muaj.

Kryetari për vitin 2022 deklaroi po ashtu se nga Komuna e Ferizajt ka marrë mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit në vlerë prej 1083.78 euro.

Çka bie në sy tek deklarimi i tij i pasurisë së paluajtshme është vlerësimi i 2 hektarëve të pyllit të trashëguar në vlerë totale prej 667 euro, që i bie se një ari i pyllit të kryetarit ka vlerë vetëm 3.3 euro.

Për sqarime iu drejtuam kabinetit të kryetarit Aliu, të cilët treguan se kryetari gjendet në udhëtim jashtë vendit.

Ferizaj

Javën e kaluar u raportuan 56 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 347 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluar 13 patentë shoferë.

Gjatë periudhës nga 09.06.2025 deri më 15.06.2025, janë shqiptuar 1,347 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 13 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë raportuar 56 aksidente trafiku, në një prej tyre në person ka vdekur.

– 1 aksident me fatalitet në Kaçanik, ku ka mbetur një person i vdekur

– 24 aksidente me lëndime , ku kanë mbetur të lënduar 30 persona

– 31 aksidente me dëme materiale

Continue Reading

Ferizaj

Teatri “Adriana”reagon ndaj pengesave institucionale: “Një premierë përtej censurës”

Published

on

Teatri “Adriana” ka njoftuar se premiera e shfaqjes “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është shtyrë për datën 14 qershor 2025, shkaku i pengesave institucionale që trupa ka hasur gjatë përgatitjes së kësaj premiere.

Sipas deklaratës për media, gjatë përgatitjeve për premierën e kësaj shfaqjeje, të caktuar fillimisht për 7 qershor, trupa është përballur me kërkesa për ndërhyrje në tekstin e shfaqjes, mungesë të papritur të buxhetit për materiale skenike dhe pengesa të tjera që, sipas tyre, përbëjnë “një sabotim të heshtur” ndaj artit dhe lirisë krijuese.

Megjithatë, nga teatri konfirmojnë se premiera e shfaqjes “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Agon Myftarit, do të mbahet në datën e re, edhe nëse u duhet të riciklojnë kostume dhe skenografi nga prodhime të mëparshme.

Teatri thekson se këto pengesa janë një formë e censurës indirekte ndaj lirisë krijuese, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirive artistike dhe të shprehjes në Kosovë.

“Është paradoksale dhe shqetësuese se si disa individë marrin bajrakun e patriotizmit duke akuzuar tërthorazi artistët si antikombëtarë, dhe në emër të një lloj nacionalizmi primitiv, përpiqen të kufizojnë të drejtën krijuese — për të cilën të njëjtët kanë luftuar në vitet 1998–1999”, thuhet më tej në deklaratë, përmes së cilës, aktorët dhe regjisori i bëjnë thirrje publikut dhe komunitetit artistik të mbështesin shfaqjen dhe të qëndrojnë kundër çdo censure.

“Më 14 qershor, në skenën e Teatrit ‘Adriana’, nuk do të shfaqet vetëm një vepër. Do të shfaqet vetë qëndrimi ynë ndaj lirisë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj brenda javës shqiptoi 1310 gjoba trafiku

Published

on

Policia e Ferizajt, gjatë javës së kaluar, ka shqiptuar 1 mijë e 310 gjoba trafiku,  si dhe ka pezulluar 14 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka bërë të ditur se kanë  ndodhur gjithsej 36 aksidente, nga të cilat, 13 ishin me të lënduar kurse  23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending