Connect with us

Ferizaj

Xhavit Zariqi deklaron 90 euro pagë mujore

Published

on

Të zgjedhurit nga vota e popullit dhe disa zyrtarë tjerë publik janë ligjërisht të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsonit në baza të rregullta vjetore.

Këtë obligim e ka edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Xhavit Zariqi.

Por ngjashëm sikurse  kryetari i Komunës,  edhe kryesuesi Zariqi sivjet nuk e ka deklaruar pagën e plotë vjetore.

Për vitin 2022, Zariqi ka deklaruar të hyra vjetore nga Kuvendi Komunal në vlerë prej 1,090.39 euro , që mesatarisht për një muaj i bie rrogë prej 90.86 euro.

Megjithatë, nëse krahasohet me vitin 2021, kryesuesi Zariqi sivjet ka përparuar, pasi që vitin e shkuar ai nuk e kishte deklaruar asnjë të hyrë nga Kuvendi komunal.

Lidhur me deklarimin e vitit 2021, Agjencia Kundër Korrupsion më 14 Mars të këtij viti kishte ngritur kallëzim penal kundër kryesuesit Zariqi, mirëpo Prokuroria Themelore e Ferizajt ka pushuar hetimet nën pretekstin se ka mungesë të provave.  Mirëpo në fletëdeklarimin e vitit 2021, i cili është shënim publik,  shihet qartë se nuk ka deklarim e tij të pagës në rubrikën e të hyrave vjetore.

TV TEMA ka kërkuar sqarime nga Agjencia Kundër Korrupsion për provat që i kishte deponuar me këtë kallëzim penal në Prokurori, mirëpo ky institucion nuk ka kthyer fare përgjigje.

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending