Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë se zyrtarëve publik në Kosovë për vitin 2022.

Ndër ata që ka deklaruar pasurinë është edhe kryetari i komunës së Ferizajt.

Në deklarimin e sivjetëm, me gjasë kryetari Aliu  e ka deklaruar vetëm 8% të pagës si kryetar komune, duke shënuar si pagë vjetore shumën prej 1,318.21 euro, apo një rrogë mujore prej 109.85 euro.  

Ndërkaq në vitin 2021 kryetari Aliu e kishte deklaruar në tërësi pagën e tij vjetore prej 15,774 euro, që i bie 1314.50 në muaj.

Kryetari për vitin 2022 deklaroi po ashtu se nga Komuna e Ferizajt ka marrë mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit në vlerë prej 1083.78 euro.

Çka bie në sy tek deklarimi i tij i pasurisë së paluajtshme është vlerësimi i 2 hektarëve të pyllit të trashëguar në vlerë totale prej 667 euro, që i bie se një ari i pyllit të kryetarit ka vlerë vetëm 3.3 euro.

Për sqarime iu drejtuam kabinetit të kryetarit Aliu, të cilët treguan se kryetari gjendet në udhëtim jashtë vendit.

Të ngjashme

Të tjera