Connect with us

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë, i konfiskohet edhe arma

Published

on

Me datën 20.05.2023 rreth orës 02:05 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në rrugën ‘’Reçaku’’, tek Qendra ‘’The Village Shopping & Fun’’ në Ferizaj ishte një rast tentim vrasje, ku një person i dyshuar nga automjeti kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ku ishin tre persona dhe për pasojë lëndime trupore pëson D.V ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet fillimit në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policët e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj i kanë marrë masat e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në rast janë kyçyr hetuesit dhe krimteknikët rajonal të Sektorit Rajonal të Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar.

Hetuesit rajonal, pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin A.H (M/K) i moshës 30 vjeçar, e më pas, sot rreth orës 01:50, të njëjtin e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal rtë Hetimeve në Ferizaj.

Pas intervistimit të tij nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa është konfiskuar edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet që ka qëlluar në drejtim të automjetit dhe personave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending