Connect with us

Ferizaj

”Aga Xhite”, kolegji ku nxënësit mësojnë edhe të gatuajnë

Published

on

Në kolegjin ”Aga Xhite” në Ferizaj, kuzhina është shndërruar në hapësirën më të preferuar të fëmijëve që janë të regjistruar në këtë shkollë private.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që zhvillohen aty, të vegjëlit mësojnë edhe si të përgatistin ushqime nga më të ndryshmet.

 “Unë përgatita picë, zakonisht gatuajmë petulla, pica, e ushqime të tjera, por më së shumti këto dyja i gatuajmë  dhe me pëlqen shumë ky aktivtet”, tha nxënësja Donsia Kamenica.

Ndërkaq, përfaqësues të kolegjit ”Aga Xhite”, thanë se synojnë që përmes këtij aktiviteti nxënësit të zhvillojnë aftësi të ndryshme, përfshirë këtu edhe përvetësimin e matematikës.

“Është duke u zhvilluar aktiviteti i gatimit, kuzhina ose gatimi konsiderohet një laborator që fëmijët mësojnë prej tyre dhe i shtjellojnë të gjitha shqisat e tyre. Fëmijët të cilët gatuajnë zakonisht e zhvillojnë një ndjenjë të arritjes dhe vetëbesimit dhe gjithashtu të kontributit në familjet e tyre. Duke mësuar të përgatisin ata po ashtu zhvillojnë njohuri të të ushqyerit shëndetshëm, gjithashtu gradualisht fillojnë t’iu largohen ushqimeve të përpunuara apo të shpejta dhe përveç kësaj gjatë gatimit fëmijët zhvillojnë aftësitë e matematikës siç janë matja, peshimi, koha, e të tjera”, tha Diellza Emini.

“Në kolegjin tonë përveç mësimit të rregullt që zhvillohet kemi edhe shumë aktivitete jashtë kurrikulare, kemi poashtu edhe aktivitete si lëndë zgjedhore siç janë instrumentet e këndimit, notën, programimin, pikturën, po ashtu edhe aktivitete të lira që zhvillohen pasdite siç janë loja e shahut, leximi  dhe komentimi i përrallave e lektyrave, mandej kemi debate, kuize, punëdore dhe të gjitha këto ndikojnë edhe në arritjen e rezultateve, por edhe në relaksimin e tyre dhe gjithashtu në zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit të fëmijëve”, tha Fitnete Topalli.

Nga niveli parafillor deri në klasën e dymbëdhjetë në kolegjin ”Aga Xhite” në Ferizaj, janë të regjistruar 126 nxënës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending