Connect with us

Kulturë

Shpëtim Selmani fiton çmim prestigjioz në Festivalin Ndërkombëtar Letrar Vilenica në Slloveni

Published

on

Në kuadër të edicionit të 38-të të Festivalit Ndërkombëtar Letrar Vilenica, njëri nga festivalet më të njohura të Evropës Qendrore, aktori, poeti dhe shkrimtari Shpëtim Selmani u nderua me çmimin “Kristali Vilenica” për vitin 2023, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Sllovenisë.

Fituesi i Kristalit të Vilenicës 2023, është përzgjedhur nga juria në përbërje nga Alesh Muster, Gregor Podlogar dhe Julija Potrç Shavli, të cilët thanë fjalë të ngrohta për fituesin, duke theksuar në vlerësimin e tyre se bëhet fjalë për një poezi që, pavarësisht referencave dalluese, lundron nëpër peizazhet e poezisë moderne dhe që pas leximit lë mbresa dhe kujtohet gjatë.

Në vitin 2020, vepra tjetër e Selmanit ” Libërthi i dashurisë”, ishte fituese e Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsi dhe është botuar në gjermanisht dhe frëngjisht.

Art & Showbiz

Nis edicioni i 55-të jubilar i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Published

on

Nga sot deri më 7 shtator 2025, në Ferizaj do të mbahet Festivali i Teatrove, i cili sivjet  shënon edicionin e 55-të jubilar.  

Hapja zyrtare e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”, derisa ditëve në vijim, para publikut ferizajas,do të  prezantohen disa shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Festivali i Tetarove Ferizaj, është prej festivaleve më të vjetra në Kosovë, i cili që nga viti 1970, përmes shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, bashkon profesionistë të teatrit dhe artdashës.

Hapjes zyrtare të festivalit do t’i paraprijë shfaqja për të rinj “Black Box” të cilën artdashësit mund ta shohin në Galerinë e qytetit të Ferizajt.

Këtë vit, në programin zyrtar të festivalit, do të jenë shfaqjet:  “13” (më 1 shtator), “Bëje ose vdis” (2 shtator), “Djali” (3 shtator), “Hijet e Kohës” dhe “Komedia e zezë” (4 shtator), “God blesh America” (5 shtator), “Kjo është rinia jonë” dhe  “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” (6 shtator) si dhe shfaqja “Të vërtetat tona”  (7 shtator).

Ky edicion jubilar i festivalit do të përmbyllet më 7 shtator, me shfaqjen jashtë konkurrence “Të bardhët”.

Tradicionalisht, çdo ditë të festivalit organizohen edhe debate për teatrin, punëtori krijuese me artistë ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Continue Reading

Kulturë

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Published

on

Në gjithë Kosovën janë 9 vatra zjarri aktive derisa 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në javën e fundit.

Kjo u bë e ditur në konferencën e sotme për media, në të cilën drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj së bashku me nënkolonelin e Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi, thanë se zjarret aktive janë vështirë të qasshme për intervenim sepse ndodhen në zona malore, në bjeshkë të thepisura, ku ndërhyrja është shumë e rrezikshme dhe pothuajse e pamundur.

Metaj tha se vetëm në javën e fundit janë raportuar mbi 633 zjarre, prej të cilave tani janë aktive vetëm nëntë dhe atë në fshatrat Kuqicë, Gojbullë, Mirash, Tugjevc, Gmicë, Muçiverrcë, Negroc, Gadime dhe Vrellë.

Ai tha se zjarret në këto vende, ku ka pasur dëme në infrastrukturë, janë lokalizuar edhe falë ndihmës së KFOR-it.

Kurse nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi, tha se policia u është përgjigjur të gjitha rasteve të raportuara për zjarret dhe njëkohësisht janë hetuar dhe identifikuar disa nga personat që kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme.

“Deri sot kemi arrestuar 23 persona dhe kemi iniciuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe për zjarrvënie”, tha nënkolonel Rexhepi duke shtuar se janë duke bërë përpjekje maksimale për të menaxhuar situatën dhe për ta parandaluar çdo pasojë nga situata e krijuar.

Continue Reading

Kosovë

Dua Lipa në pullat postare të Kosovës

Published

on

Posta e Kosovës ka publikuar një seri të re të pullave postare me imazhin e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, duke e kthyer atë në një simbol zyrtar të krenarisë kombëtare.

“Le të jetë çdo letër një kujtesë: Zëri i vendit tonë jehon në të gjithë globin,” është shkrimi që shoqëron lansimin me hashtagun zyrtar #DuaLipaVibes.

Kjo iniciativë vjen në nderim për artisten kosovare, e cila ka bërë që emri i vendit tonë të dëgjohet në mbarë botën përmes muzikës dhe suksesit të saj ndërkombëtar.

#

Ndryshe, dje Dua Lipa edhe zyrtarisht është bërë shtetase e vendit tonë, pasi dje në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi nga ajo dekretin presidencial për shtetësinë e Kosovës.

Continue Reading

Trending