Connect with us

Ferizaj

Aliu lavdërohet për punën 1 vjeçare të qeverisjes para zyrtarëve komunal

Published

on

Pas një viti të qeverisjes, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, mbajti sot tubimin e fundit publik. Çuditërisht, edhe kësaj radhe numri i qytetarëve pjesëmarrës në këtë debat ishte shumë i vogël, e për ta mbushur sallën erdhën punëtorët e angazhuar me kontrata mbi vepër në komunë, të cilët e investuan për më shumë se një orë të punës së tyre duke e dëgjuar kryetarin teksa tregonte për sfidat dhe arritjet e këtij pushteti. Në fjalimin e tij të gjatë, i pari i Ferizajt Agim Aliu, disa herë veçoi guximin dhe vendosmërinë e tij për t’i prirë shumë proceseve dhe projekteve të mëdha e me rëndësi.

“Kanë menduar se projekti ”Bashkimi i Qytetit” është një projekt, respektivisht vetëm një premtim elektoral, por sa e sa herë e kam thënë se fjala ime, zotimi im është vendim, është përfundim, sepse kam dashur, dua dhe do të vazhdoj kështu, gjithmonë të mbjell atë që duhet sa më shumë të jetë në mesin e qytetarëve “Besim”, sepse ai sikur ka ikur nga institucionet dhe pavarësisht skepticizmit të disave që janë shprehur ndaj projektit ”Bashkimi i Qytetit” ju tashmë keni parë kornizën, keni parë pamjen që do të marrë. Kjo flet për atë se çfar qasje kemi ne për qytetin e Ferizajt, flet për guximin që kemi, flet për vendimet që jemi të gatshëm për t’i marrë“, tha Aliu.

Gjatë prezantimit të punës së këtij pushteti, Aliu tha se investimet milionëshe që po ndodhin në komunën e Ferizajt, janë si shkak i përkrahjes së pa rezervë të bashkëpartiakëve të tij në nivel qëndror.

“Si asnjëherë më parë, si asnjë qeverisje tjetër ka pasur përkushtimin e gjithë qendrës duke përfshirë kryetarin e Kuvendit, kryetarin e Qeverisë, ministritë, por edhe ambasadorë e udhëheqës të agjencive e institucioneve të ndryshme, që tashmë i keni parë që kanë zbritur në qytetin e Ferizajt. Si një rezultat i një mbështetje të tillë, Ferizaj do të jetë ai që do të marrë vetëm brenda një viti që ne e kemi qeverisjen, afro 100 milionë euro investime”, u shpreh kryetari Aliu.

Pas shumë rezultateve që Aliu i theksoi për secilin sektor veç e veç, dikur fjalën ua dha të pranishmëve, bile fjalimi i tij u përmbyll me një duartrokitje. Në mesin e pjesëmarrësve të këtij tubimi publik, pati  edhe të atillë që nuk panë gjithçka bardhë. Një banor i Koshares u ankua për një kanal të mbyllur nga i cili shtëpitë e tyre po mbushen me ujë, ndërsa komuna kurrë nuk iu përgjigj për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne problemin më të madh e kemi 50 shtëpi me atë ujë që po na merr shtëpitë, ju e keni parë vet gjendjen, me kalu 5 vjet e mos me bë zgjidhje kjo nuk diskutohet. Kam qenë disa herë te drejtori edhe dy herë te ti personalisht, por jo zgjidhje nuk bëtë, por të lutem bëni diçka, sepse përndryshe  unë vetë do ta marrë bagerin edhe ka me çelë Shtime-Ferizaj, e ju ndaq burgosnëm ndaq dënonëm,  si të keni qejf”, tha Shaban Kalanica.

“Sigurisht që do ta trajtojmë këtë problem, e ju s’keni me pas nevojë me shkaktu telashe, sepse ne kemi me u marrë me atë punë”, tha Aliu.

Kritika të ndryshme u shprehën nga përfaqësues të shoqërisë civile. INPO u ankua se ky vit i qeverisjes nuk ka qenë transparent ashtu siç tha kryetari Aliu, ndërkaq ata të AVONET-it, kritikuan disa procese tenderuese për të cilat kishte intervenuar Organi Shqyrtues i Prokurimit.

“Ne e dimë që kryetari Aliu ka premtuar një bashkëpunim me qytetarë dhe shoqëri civile, kjo gjatë këtij viti që po lëmë pas nuk ka ndodhur. Pavarësisht kërkesave që i kemi bërë ne akoma nuk e dimë se sa punëtorë me kontrata në vepër janë angazhuar të punojnë në administratën komunale, asnjëherë nuk na është ofruar përgjigjie në qasje për dokumente zyrtare. Madje, ky rekrutim ka ndodhur pa përfillur konkurse”, tha Arbenita Topalli nga INPO.

“Ka transparencë që s’ka pasur asnjëherë më parë, ka gjëra që mund të bëhen më mirë, ka të tilla që si kemi paraqit për shkak të neglizhencës, por edhe ajo do të ndryshoj, kështu që mos u kapni më për një letër ma dhe s’ma dhe, sepse kah të doni keni transparencë, janë do gjëra që s’janë në letra e ju ndihmonani që ato t’i gjejmë, sepse rreziku është aty”, tha Aliu.

“Është pastrimi i objektit që është si procedurë në OSHP, kështu na ka thënë Zyra e Prokurimit“, tha Kenan Gashi nga AVONET.

“Nuk është në OSHP o burrë, kush e thotë,  Zyra e Prokurimit më raporton mua dhe jo ty“, tha Aliu.

“Kryetar atëherë merru me shefin e Prokurimit“, tha Gashi.

“Jo paskëm nevojë me u marrë me ty valla”, u shpreh Aliu.

Dhe, në fund debati publik pati një diskutuese më ndryshe, sa që kryetarin Aliu e la pa tekst.

“Ne si qytetarë kemi asfaltimin e një rruge në Manastirc, ju me ato mundësitë e juaja e keni bërë një gjë të tillë, prandaj të lumtë e faleminderit shumë kryetar “, tha një banore e kësaj komune.

Duke premtuar më shumë projekte, qeverisje llogaridhënëse, si dhe përkushtim maksimal, kryetari i komunës së Ferizajt e përmbylli këtë obligim ligjor që pati për mbajtjen e një debati publik me qytetarë, pavarësisht që edhe kësaj radhe ai u mbajt me zyrtarë komunal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending