Connect with us

Kosovë

Saranda Ramajt i ndahet çmimi për “Nxitje Debati 2018”

Published

on

Organizata joqeveritare ”Iniciativa për Progres”, ka shënuar 13 vjetorin e themelimit të saj.

Drejtoresha ekzekutive e INPO-s, Albulena Nrecaj, tha se kjo organizatë përgjatë këtyre viteve ka kontribuar në procese të ndryshme të demokratizimit të shoqërisë.

“Organizata INPO  tashmë po feston 13 vjetorin e themelimit dhe 13 vjet punë, angazhim dhe aktivizëm, ndoshta do të ishte e njëanshme me fol për INPO-n, por besoj se publiku dinë ta vlerësoj angazhimin dhe punën e INPO-s për një shoqëri të hapur dhe për demokratizim të qeverisjes. INPO që nga themelimi i saj nuk është ndalur asnjëherë duke kontribuar në proceset e ndryshme të demokratizimit të shoqërisë tonë, po ashtu edhe rritjen e transparencës dhe vendosjen  e mekanizmave dhe standardeve për qeverisje të mirë’’, u shpreh Nrecaj.

Në këtë ceremoni të shënimit të 13 vjetorit të themelimit, INPO si rëndom ndau çmimin për “Nxitje Debati”. Ky çmim i cili u ndahet individëve ose grupeve që me punën e tyre nxitën debat në shoqërinë tonë, këtë vit iu nda gazetares së “Kohës Ditore”, Saranda Ramaj.

Gjatë ndarjes së çmimit për gazetaren Ramaj, Albulena Nrecaj tha se me shkrimet e saja hulumtuese rreth keqpërdorimeve në shëndetësi, Ramaj ka nxitur debat të gjerë publik.

Sivjet çmimi i takon gazetares së “Kohës Ditore”, Saranda Ramaj, për sagën e shkrimeve rreth listës esenciale të barnave, në kuptimin e shpërfaqjes së manipulimeve, keqmenaxhimeve dhe keqpërdorimeve financiare të cilat janë bërë përmes tenderëve të prokurimit për listën esenciale të barnave, e cila ka nxitur një debat shumë të madh në shoqëri, po ashtu ka nxitur institucionet që të punojnë më tepër ose të angazhohen në adresimin e gjetjeve të cilat i ka bërë gazetarja gjatë hulumtimeve dhe tani është edhe publike që për shkak të angazhimit të Ramaj, qeveria ka arritur të kursej nga buxheti mbi 6 milionë euro të cilat më parë janë keqpërdorur përmes listës esenciale të barnave”, tha Nrecaj.

Ndërkaq, gazetarja Sarada Ramaj u shpreh e lumtur që po vlerësohet puna e saj, e cila kryesisht ka të bëj me gazetari hulumtuese.

“Është një vlerësim i jashtëzakonshëm që shoqëria civile nga Ferizaj më bën mua dhe punës sime në një vit shumë të rëndë edhe për gazetarinë edhe në aspektin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në Kosovë. Unë jam shumë e lumtur për këtë çmim për arsye që vlerësohet një punë shumë e madhe dhe një punë plot sakrifica që e kemi bërë për me ruajt buxhetin e shtetit, ajo çka kemi zbuluar sivjet është një keqpërdorim 16 milionë euro dhe pas hulumtimit tonë, Qeveria e Kosovës ka arritur të kursej 6 milionë euro, që nënkupton hulumtimi i jonë ka pasur të bëj me keqpërdorimin me blerjen e barnave që nga çmimi real është blerë 2 mijë për qind më shtrenjtë sesa çmimi real dhe rezultati i punës sonë janë 6 milionë euro më shumë në spitalet publike dhe 6 milionë euro më pak për kompanitë farmaceutike, kështu që për shkak të natyrës së çmimit dhe që ka prekur secilin person ndihem shumë e privilegjuar për këtë vlerësim”, tha Ramaj.

Çmimin për “Nxitje Debati”, organizata INPO e ndau për herë të dhjetë me radhë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Pakot e cigareve dhe duhanit tash e tutje me ilustrime dhe porosi për efektet negative

Published

on

Të enjten ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit / mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

Ky udhëzim bazohet në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Kosovë

Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë të ngarkuar për veprat penale “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerje e veprave terroriste”.

Sipas kërkesës fillestare të Prokurorisë, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur si dhe me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Më 24 shtator 2023 ky grup terrorist bllokoi rrugën në Banjskë me dy kamionë, ku  pastaj me granata dhe me armë sulmuan dy zyrtarë policor. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku kurse u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti.

Continue Reading

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Trending