Connect with us

Kosovë

Kaloi në përjetësi shkrimtari dhe intelektuali i shquar, Fadil L. Curri

Published

on

Në varrezat e Butelit në Shkup, nga kjo e diele (7 prill 2024) prehet shkrimtari, gazetari, mësimdhënësi dhe intelektuali i shquar shqiptar, Fadil L. Curri.

Fadil Curri lindi në fshatin Dërmjak të Hanit të Elezit, më 25 shtator 1959. Arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë i kreu në Shkup. Pas përfundimit të studimeve punoi si kryeredaktor i gazetës “Sharri” në Han të Elezit, redaktor përgjegjës në RTV Toska në Shkup,  drejtor për kulturë, rini dhe sport në Kaçanik, kurse vitet e fundit punoi si mësimdhënës i gjuhës shqipe e letërsisë në Han të Elezit.

Curri ishte edhe botues i revistës “E vërteta” në Shkup e Tetovë, Kaçanik e Han të Elezit kurse shkrimet e para i botoi në revistat e njohura letrare të asaj kohe, “Gëzimi” e “Fatosi”.

Në fushën letrare, Fadil Curri është redaktor, recensent dhe lektor i qindra librave letrarë e shkencorë si dhe autor i mbi dhjetë librave të botuar, si: duzine

•  A(h) fati(h) në peshojë” (Përmbledhje tekstesh, biseda e shënime me të burgosur politik dhe shënime për krimin në Bllacë të Shkupit nga çetnikët e komunistët),

• “Kohë qorre – A blind time ” (përmbledhje me poezi në shqip e anglisht),

• “Kronikë për dashuri ” (roman me dy botime),

• “Muzat e Hanpencit” (panoramë letrare shkollore e Hanit të Elezit),

• “Tregime për fëmijë ” (përmbledhje tregimesh për fëmijë),

• “Rinjoja pas vdekjes në… Kosovë” (roman, vazhdim tematik i “Kronikë për një dashuri”),

• “Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati ” (biografi dhe shkrime të tjera),

“Aty ku u kalitën kampionët ” (monografi e historisë së mundjes në Han të Elezit),

• “Arka e thesareve” (dramë e inskenuar dhe e shpërblyer në Festivalin Dramatik të shkollave të Kosovës në Skenderaj, pastaj e botuar si libër),

• “Hani i Elezit leksikor me frazeologji ” (fjalë të shënuara nga kjo anë).

• “Pallë kritike mbi qepallën agonike ”, SHB “Shkupi”, Shkup 2015.

• “Shtegtime letrare”, 2023.

I ndjeri Fadil L. Curri, pas vetes la bashkëshorten dhe katër fëmijë.

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

Published

on

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar sot nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj si dhe prokuroren e rastit të Zekajt,  Arlinda Nallbani Gacaferrin.

Ndaj tyre, Këshilli Prokurorial ka vendosur të iniciohen procedura disiplinore. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë Valbona Disha-Haxhosaj për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë .

Kurse, Policia e Kosovës njoftoi se janë pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës me rekomandimin e të cilit, nga detyra u pezulluan ushtruesi i detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandanti, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

Continue Reading

Kosovë

Me kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi penale mbahet protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj.

Me pankartat dhe thirrjet ““Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerës, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zinxhirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt.

Para Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka publikuar një video të arrestimit të Albert Sylës, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit.

Continue Reading

Trending