Connect with us

Ferizaj

Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

Published

on

Sot është liruar nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, nga Ferizaj,  i cili ishte ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut, transmeton televizioni Alsat.

Sipas vendimit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Shkup, Ramadani është liruar me kusht dhe deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme, në periudhën nga 01.08.2024 deri më 16..08.2024, ai do të jetë nën masën e arrestit shtëpiak në një vendqëndrim të përkohshëm në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Më 17 korrik 2024, Blerim Ramadani ishte ndaluar nga policia maqedonase me kërkesë të Interpolit të Serbisë.

Ferizaj

LDK gjobitet me 20 mijë €, AAK me 12 mijë kurse LVV me 3 mijë euro, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës parazgjedhore

Published

on

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 15 janar i ka shqiptuar gjoba tri subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kështu, LDK-ja u gjobit me 20 mijë euro, pasi kandidatja e saj për deputete, Xheneta Syka, e publikoi në llogarinë e vet në Facebook një video ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i LVV-së, krahasohej me Adolf Hitlerin.

PZAP-ja tha se me këtë, LDK-ja e ka shkelur nenin 34 të Ligjit për zgjedhjet, i cili ua ndalon partive politike, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre përdorimin e gjuhës së urrejtjes , e cila mund ta nxisë apo provokojë një person tjetër të kryejë akte dhune kundër të tjerëve – si dhe përdorimin e fotografive, simboleve dhe materialeve të tjera që kanë ose mund të kenë ndikim të tillë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u gjobit me 12 mijë euro, pas një ankese të Lëvizjes Vetëvendosje se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte bërë akuza të pabaza dhe të pavërtetuara kundrejt kryeministrit Kurti, ashtu si edhe Ardian Gjini, kandidat për deputet i AAK-së.

PZAP-ja tha se Haradinaj dhe Gjini kanë nxitur urrejtje ndaj Albin, duke thënë se “duhet ta heqim mashtruesin” dhe se “nuk duam më lojëra me sigurinë kombëtare pas shpinës së aleatëve tanë e në interes të Serbisë e Rusisë nga argati i tyre”.

Kurse Lëvizja Vetëvendosje u gjobit me 3 mijë euro, për shkelje të Ligjit për zgjedhjet, pas ankesës së LDK-së. Në njoftimin për media, PZAP-ja tha se e pranoi pjesërisht ankesën e LDK-së, duke konstatuar se Kurti ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj kësaj partie kur gjatë tubimit në Pejë më 13 janar u shpreh: “Prandaj, kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LËDËKYHIT që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo mi përngjan asaj mizës që thoshte kudo që po shkoj, po më presin me duartrokitje (ironizon me gjestikulacion dhe shprehje të pakontrolluara të fytyrës)….”.

Partitë e gjobitura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme lidhur me vendimet e PZAP-së.

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Trending