Connect with us

Kosovë

Akademi përkujtimore: Kërkohet drejtësi për viktimat e Reçakut

Published

on

Sot janë bërë 20 vite që kur ndodhi masakra e Reçakut, në të cilën forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njerin ndër krimet më të tmerrshëm në vend, në të cilin u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në kujtim të kësaj masakre, nën patronatin e Presidentit të Kosovës,  në Shtime  u mbajt një orë përkujtimore në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve qëndrore, lokale, familjarë e qytetarë të shumtë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, fjalimin e tij e nisi duke e përmendur taksën të cilën Qeveria e ka vendosur ndaj Serbisë, ndërsa theksoi se askush nuk guxon të falë tokë të Kosovës për Serbinë.
“Ne kemi vendos taksë mallrave të Serbisë, pra kësaj Serbie e cila ka bërë masakra dhe të asaj që ende po ka ide se qysh me na ndalë. Serbia po do me u bë anëtare e BE-së dhe i ka edhe një tri vite dhe atëherë është mirë ne mos me u pajtu mos me pranu njohjen reciproke pasi nuk jemi ne pa diçka me thanë, ne nuk kemi thanë nuk shkojmë në dialog pa u kthy trupat e pa jetë, unë kam shku në 2004 në Merdare kam marr trupa pa jetë në një tendë dhe kurrë askush Kosovës nuk ja ka dhënë një certifikat se si kanë vdekur ata njerëz, pra për këtë ka qenë dashtë me u ngritë një gjykatë speciale. Kurse ka ndodhur e kundërta, deri kur po dojnë miqtë tanë me la vetën duke i rëndu shqiptarët.Nuk shkon kështu, vraju e preju ne luftë, torturohu edhe më tutje, dhe në fund hajde dhe jepja edhe një copë tokë Serbisë, po le të ja jep dikush, kush guxon me ja dhanë dhe le ta sheh se si ka me i dalë”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh se Reçaku është synonim i cmimit të lirisë dhe pavarësisë, derisa në akademinë që u mbajt në Shtime përmendi edhe dialogun me Serbinë:

“Është koha të mendojmë mbi të gjitha për shtetin tonë, është koha për t’u dhënë fund lojërave mbrenda nesh dhe kundër vetvetës. Sot ne jemi para ballafaqimit përfundimtar diplomatik me Serbinë dhe sfida e këti ballafaqimi kërkon që të jemi të bashkuar dhe të mos i bëjmë favore Serbisë me grindjet e tona të mbrendshme. Ne hymë në dialog për ta finalizuar shtetndërtimin ndërkombëtar të Kosovës për ta marrë njohjen nga Serbia dhe anëtarsimin në OKB, nuk ka qëllime të tjera për ne dhe nuk e kemi ndërmend të gabojmë në asnjë hap. Ata që shohin agjenda të tjera në dialog janë duke gabuar shumë në analizë e veprim politik, nëse nuk përfshihen në proces, ta dinë se nesër do të jetë vonë, trimëria pas betejës nuk ka vlerë, ju ftoj përsëri që të bëhen pjesë e kësaj histore që po ndodhë me të cilën nesër do të krenohen pasardhësit tonë”, tha kryekuvendari Veseli.

Ndërsa nikoqiri i këti organizimi Naim Ismaili, tha se dhimbja për 45  banorët e masakruar do t’i përcjell gjithmonë.
“20 vite kujtime të rënda për humbjen e më të dashurve tanë, kjo dhembje e madhe për gjithë ne që na përcolli për këto 20 vite, do na përcjellë gjatë gjithë viteve tona, pasi është obligim për ne që t’i nderojmë dhe çmojmë  vlerat dhe idealin për të cilën u flijuan”, tha Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli.
Ish komandanti i zonës operative të Nerodimes Shukri Buja, tha se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.
“Reçaku u bë pikë referimi e lëvizjes së diplomacisë ndërkombëtare, dhe  vuri në lëvizje mekanizmin e madh ndërkombtar për të gjetur zgjidhje për Kosovën.  Reçaku solli intervenimin e NATO-s dhe Reçaku ishte fakto kyç që solli lirinë e Kosovës, prandaj unë u bëj thirrje institucioneve të vendit që Reçakun ta trajtojmë me status të veçantë”,tha Buja.
Gjatë paraditës së sotme përfaqësues të institucioneve të ndryshme, atyre politike dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial në këtë fshat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për gjykim në mungesë kundër Adnan Jasharit, ish-partnerit të së ndjerës, Diana Kastrati, e cila u vra me 18 maj të vitit 2011.

Aktakuza në mungesë është ngritur më 22 tetor të këtij viti, pasi i akuzuari ndodhej në Spanjë e cila nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, andaj autoritetet e kishin të pamundur ekstradimin e tij.

Sipas aktakuzës, fillimisht viktima ka raportuar tek autoritetet se nga ish-bashkëjetuesi me të cilin kishte një fëmijë, për dy vite kishte përjetuar maltretim fizik dhe psikik.

Më pas, sipas pretendimeve të viktimës, për shkak të kërcënimeve nga i akuzuari ajo kishte kërkuar nga Gjykata Komunale në Prishtinë urdhër për mbrojtje emergjente. Edhe pse Gjykata duhej të merrte vendim brenda 24 orëve, kjo kërkesë e viktimës nuk u realizua asnjëherë.

Pas 22 ditësh, saktësisht më 18.05.2011, Dijana Kastrati pretendohet se u privua nga jeta me armë zjarri nga tashmë i akuzuari Adnan Jashari.

Afërsisht një vit pas rastit, prindërit e Dianës, Gëzim dhe Makfire Kastrati, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se me mos veprimin e Gjykatës Komunale në Prishtinë për vendosjen e urdhrit për mbrojtje emergjente, vajzës së tyre i është cenuar e drejta themelore për jetë.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja konstatoi se Gjykata Komunale në Prishtinë kishte dështuar të përmbushte detyrimet ligjore për shqyrtimin e kërkesës për mbrojtje emergjente. 

Më pas, Gjykata e Apelit e Kosovës vendosi që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të paguajnë 30 mijë euro dëmshpërblim prindërve të të ndjerës, Diana Kastrati, si kompensim për dëmin jo-material për dhimbjet e përjetuara shpirtërore.

Continue Reading

Kosovë

Tre të arrestuar në Kosovë në aksionin ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime

Published

on

Tre persona u arrestuan në Kosovë si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të dyshuar kriminal, që u premtonte njerëzve fitime të shpejta përmes platformave të rreme të investimeve në internet.

Skema dyshohet se ka pasur viktima në të paktën 50 vende, ndërsa humbjet financiare të identifikuara nga hetuesit tejkalojnë katër milionë euro, sipas agjencisë evropiane të policisë, Europol.

Në Kosovë, Policia bastisi më 3 nëntor pesë lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar tre persona M.P., I.H., dhe F.Z., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit të organizuar kriminal, mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike dhe mashtrimit kompjuterik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Operacioni përfshiu edhe Shqipërinë, Qipron, Finlandën, Gjermaninë, Izraelin dhe Maqedoninë e Veriut.

Në total, autoritetet kontrolluan 17 lokacione dhe sekuestruan mbi 100 serverë, si dhe prova e pasuri të tjera.

Europol-i raportoi, gjithashtu, për shtatë persona të arrestuar me qëllim ekstradimin në Gjermani, por nga njoftimet zyrtare nuk është e qartë nëse në këtë numër përfshihen edhe tre personat e arrestuar në Kosovë.

Si funksiononte mashtrimi?

Gjithçka niste me një reklamë në internet që premtonte fitime të mëdha dhe të shpejta nga investimet në kriptovaluta, aksione apo valuta të huaja.

Personat që shfaqnin interes, drejtoheshin në platforma që dukeshin si faqe të ligjshme investimesh.

Të dhënat e tyre personale më pas u shiteshin grupeve kriminale që operonin qendra të thirrjeve.

Prej aty, persona që paraqiteshin si ndërmjetës financiarë, i kontaktonin dhe i bindnin të investonin.

“Viktimat fillimisht nxiteshin të transferonin një shumë të vogël. Më pas, llogaritë e tyre në internet shfaqnin fitime fiktive, duke krijuar përshtypjen se platforma ishte e besueshme dhe investimi i suksesshëm”, shpjegon Europol-i.

Të bindur se po fitonin, viktimat nxiteshin të transferonin shuma gjithnjë e më të mëdha, shpesh nën presion të vazhdueshëm psikologjik.

Problemi shfaqej kur kërkonin t’i tërhiqnin paratë.

Operatorët gjenin arsyetime për t’i shtyrë pagesat, derisa në fund ndërprisnin çdo kontakt.

Çfarë lidhjeje kishte Kosova me rrjetin?

Hetuesit dyshojnë se pas platformave mashtruese qëndronte një kompani që vepronte nga Qiproja dhe Izraeli dhe që furnizonte grupe kriminale me faqe të rreme për tregtim financiar.

Kompania dyshohet se u ofronte grupeve të tjera infrastrukturën teknologjike për kryerjen e mashtrimeve, sipas një modeli të njohur si ‘crime-as-a-service’, apo ofrimi i shërbimeve për veprimtari kriminale.

Hetuesit identifikuan gjithashtu klientë të dyshuar të kompanisë, të lidhur me qendra të thirrjeve që dyshohet se përdoreshin për mashtrime në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Përmasat e veprimtarisë së dyshuar në Kosovë mbeten të paqarta.

Autoritetet nuk kanë treguar se sa persona mund të jenë mashtruar nga qendrat e thirrjeve që vepronin në vend, as sa para mund të jenë përfituar përmes tyre.

Hetimi nisi nga ankesa e një çifti gjerman

Rrjeti nisi të zbulohej në vitin 2022, kur një çift në Gjermani raportoi se nuk po arrinte t’i tërhiqte paratë e investuara përmes një platforme tregtimi në internet.

Ankesa çoi në një hetim që gradualisht zbuloi lidhje mes grupeve të dyshuara kriminale në disa shtete.

Operacioni i parë ndërkombëtar, i zhvilluar po atë vit, rezultoi me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e provave.

Analiza e materialeve ndihmoi hetuesit të identifikonin shtatë të dyshuar të tjerë, përfshirë persona që dyshohet se drejtonin qendra të thirrjeve.

Një operacion i dytë, në vitin 2025, solli arrestime të tjera dhe sekuestrimin e parave dhe provave, të cilat i çuan hetuesit te kompania që dyshohet se siguronte infrastrukturën teknologjike për mashtrimet.

Hetimi katërvjeçar u drejtua nga Prokuroria Publike e Itzehoes në Gjermani.

Operacioni i 3 nëntorit u mbështet nga Europol-i dhe Agjencia e BE-së për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust, që ndihmuan në shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve mes vendeve të përfshira.

Ekspertë të Europol-it u dërguan edhe në Kosovë dhe Shqipëri për të ndihmuar në analizimin e provave digjitale.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Trending