Connect with us

Kosovë

Basha thotë se kryesia ka kuorum për të vazhduar punët e Kuvendit

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë se pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit të pestë nga radhët e pakicës serbe, Kryesia e Kuvendit është funksionale dhe ka kuorum për të vazhduar punët, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se vendimi i tij për të përmbyllur seancën konstituive është mbështetur në rregulloren e punës së Kuvendit dhe përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve dhe institucioneve.

Basha theksoi se në mbledhjen e sotme të Kryesisë nuk morën pjesë dy nënkryetarë nga subjektet politike, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, çka e pamundësoi mbajtjen e saj me kuorum të plotë, por sipas tij, mbledhja pati karakter vetëm konsultativ.

Ai shtoi se moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb nuk duhet të jetë pengesë për funksionimin e Kuvendit.

“Siç e dini pika katër në seancën konstituive është ezauruar sepse të gjithë deputetë nga komuniteti serb janë votuar tri herë. Si kryetar kam qenë para një pozite ose të ndaloj punimet e Kuvendit ose të vazhdoj me punimet e Kuvendit me një Kryesi funksionale ku i kemi 5 nga 6, për të vazhduar punët.

Unë kam thënë se Kuvendi nuk mund të mbetet jo funksional si shkak i zgjedhjes së një nënkryetari. Kam përgjegjësi para qytetarëve, institucioneve dhe para miqve ndërkombëtar që ta funksionalizoj Kuvendin. Baza ime ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit,” theksoi Basha.

“Me rëndësi që baza ime për këtë arsyetim ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit. Neni 5 thotë se seanca konstituive mbaron me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mirëpo Neni 16 pika e 4, thotë se kryetari është përgjegjës për zbatimin e rregullores, dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”, thotë ai.

“Për mua ka qenë e rëndësishme që pika 4 e rendit të ditës është ezauruar, dhe ka qenë e rëndësishme që ne mos ta bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, por të vazhdojmë me punën e Kuvendit”, u shpreh Basha.

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

Published

on

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar sot nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj si dhe prokuroren e rastit të Zekajt,  Arlinda Nallbani Gacaferrin.

Ndaj tyre, Këshilli Prokurorial ka vendosur të iniciohen procedura disiplinore. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë Valbona Disha-Haxhosaj për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë .

Kurse, Policia e Kosovës njoftoi se janë pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës me rekomandimin e të cilit, nga detyra u pezulluan ushtruesi i detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandanti, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

Continue Reading

Kosovë

Me kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi penale mbahet protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj.

Me pankartat dhe thirrjet ““Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerës, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zinxhirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt.

Para Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka publikuar një video të arrestimit të Albert Sylës, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit.

Continue Reading

Trending