Connect with us

Ferizaj

“Kosova Modeli” e bën familjen Jaha me shtëpi të re

Published

on

Familja Jaha nga Dremjaku i Ferizajt, e cila jetonte në një shtëpi pothuajse gërmadhë dhe me kushte të rënda ekonomike, festën e sivjetme të Bajramit të Madh do ta presë në shtëpi të re.
 Janë pronarët e kompanisë “Kosova Model”, ata të cilët i ndërtuan shtëpinë e re dhe komode kësaj familjeje, madje ishin kujtuar që të sjellnin edhe batanije e mbulesa gjumi. Drejtori i kompanisë, Milaim Sopaj, tha se kjo ndërmarrje ka vite që ndihmon familjet në nevojë. Këtë vit ishte kjo familje përfituese të cilës iu siguruan të gjitha kushtet e banimit.

“Kompania jonë “Kosova Model”, çdo vit e ndan një fond për bamirësi, njëra nga familjet është edhe familja e Ismet Jahës. Ne e kemi vizituar dhe kemi parë që është duke jetuar në kushte të mjerueshme edhe në mënyrë materiale por edhe shëndetësore  janë të dëmtuar, dhe e kemi marr inciativën e kemi kry“, – tha Sopaj.

Ndërsa  kryefamiljari i familjes  Isa Jaha, tregon se shtëpia në të cilën banonin deri dje kishte afër 50 vite dhe ishte vështirë për tu jetuar në të, derisa  thotë se asnjëherë nuk do të mund t’ua shpërblejë  humanizmin që  e treguan ndaj tij vëllezërit Sopaj.

“Jam i gëzuar por edhe i emocionuar, uroj që të shpërblehen këta bamirës, për me të mira nuk mundem t’ua kthej por me të kqija asnjëherë. Shtëpia ka qenë e vjetër, pluhur, mandej pike tani do të jemi shumë rehat“, tha Jaha.

Shtëpia e re ka një hapësirë prej 100 metrash katror, ndërsa është shtëpia e katërt humanitare e ndërtuar nga kompania vendore “Kosova Model”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending