Connect with us

Ferizaj

“Feniks” përuron edhe dy shtëpi humanitare

Published

on

Familja Haliti nga fshati Konjuh i Lipjanit dhe familja Hamdiu nga Ferizaj sot e patën një gëzim të madh.  Shtëpitë e reja të ndërtuara nga marketi ”Eli-Ab” dhe shoqata humanitare ”Feniks”, i bënë të lumtura këto familje, të cilat deri sot jetonin në kushte jashtëzakonisht të vështira. Kryefamiljarët, duke i falenderuar nga zemra bëmirësit që i bënë me shtëpi të reja, tregojnë se në vatrat e vjetra e kanë pasur shumë të vështirë të bëjnë një jetë normale.

“Falenderoj Basrinë e Feniksin që kanë bërë një punë të madhe, falenderoj të gjithë që kanë kontribuar, në veçanti Basriun”, deklaroi Ismet Haliti
“Falenderoj të gjithë, uroj që të kenë të gjitha të mirat, kemi jetuar sic kemi mundur, por ja sot hymë në shtëpi”
, tha Sabile Hamdiu.

Kryetari i shoqatës “Feniks”, Milaim Jashari, u shpreh se këtë gëzim, krahas dy familjeve përfituese, po e ndajnë së bashku edhe anëtarët e shoqatës “Feniks’ dhe vëllezërit Sopa.

“Sot i kemi dy gëzime, ku ka investu Basria me vëllezër me nga 12 mijë e  500 euro për cdo shtëpi, dhe me të vërtetë është bërë punë e madhe edhe është gëzim i dyfishtë edhe për ne edhe për Bastrinë. Do ti lëshojmë edhe dy shtëpi për Bajram ku do të investojë përsëri Basria me vëllezër, dhe me të vërtet  është kënaqësi e madhe”, tha Jashari.

Deri sot,  shoqata bemirëse  “Feniks” e përkrahur nga donatorë të ndryshëm  ka ndërtuar 246 shtëpi. Donatorë që duhet veçuar janë vëllezërit Sopa, të cilët për çdo vit ndajnë mjete për ndërtimin e 6 deri 7 shtëpive humanitare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending