Connect with us

Ferizaj

“B.I.Q.” gëlltitë shtëpinë e pensionistëve, kompensimi s’duket në horizont

Published

on

Ashtu siç ishte përfolur muaj më parë, sot doli e vërtetë se  pensionistët e Ferizajt së shpejti do të mbesin pa shtëpinë e  shoqatës së tyre, pasiqë ky objekt, i cili me dekada u sherbeu të moshuarve të qytetit,  do të bëhet “kurban”  për projektin “Bashkimi I Qytetit” (B.I.Q).

Mirëpo, gjersa ekipi i kryetarit Aliu ishte shumë i gatshëm që menjëherë pensionistëve tua merr objektin dhe tokën, kur erdhi çështja e  lokacionit të ri për shtëpinë e më të moshuarve,  drejtorët prezentë në mbledhje nuk kishin përgjigje konkrete as për lokacion, e as për afate të qarta kohore. Propozimin për këtë pikë e bëri drejtori i pronës  Sabri Murseli, i cili tha se tek parcela e pensionistëve do të ndërtohet rrethrrotullimi i projektit “Bashkimi I Qytetit”, ndërsa shqetësimeve të qytetarëve se aty është duke u përgaditur  terreni për ndërtime të larta, Murseli u përgjigj se kjo nuk do të ndodhë asnjëherë.

“Në këtë parcelë pritet të zgjerohet rrethrrotullimi, është diskutuar që nga fillimi i implementimit të projektit Bashkimi i qytetit, është paraparë fillimisht që të mirren 4 ari dhe komplet shfrytëzimin e objektit.   Jemi dakordu me ta paraprakisht që të mirret komplet si ngastër dhe komuna ta shqyrtojë mundësinë që të krijoj një hapësirë të re dhe një objekt i ri për shoqatën e pensinitëve , ndërsa kjo parcelë e cila është pronë e tyre të kalojë në emër të komunës. Në kuadër të saj ëhstë paarrë një amrrveshje mirëkuptimi që komuan do të mbuloj të gjtiha thpenzimit që kanë të bëjnë me të hyrat e tyre ose nëse ka ndonjë familje sociale që është duke banu në atë objekt. Poashtu pjesa e mbetur që nuk e  merr rrethi do të shfrytëzohet për park dhe në kuadër të saj pret të rrënohet edhe objekti i shoqatës Hendikos që është në pronësi të komunës, por paraprakisht do tu bëhet një zgjidhje kësaj kategorie, nuk ka pengesa në aspektin ligjor”, tha Murseli.

Për këtë propozim foli edhe drejtori i Urbanzimit, Lulzim Aliu, i cili kërkoi mbështetjen e gjithë anëtarëve, pasi siç tha ai, projekti “Bashkimi I Qytetit” do të jetë një “mrekulli”. 

“Ideja është e jashtëzakonshme, unë kërkoj nga ju me na përkrah pasi është ide briliante, ka me qenë hapësirë e gjelbëruar , ka me qenë një park i jashtëzakonshëm, spitali ka me u largu nga aty, po ashtu e kemi marrë një buxhet një përkrahje nga ministria e shëndetësisë që QKMF-ja me u largu nga aty, pra tërë kjo pjesë me qenë pjesë e gjelbërt, po ashtu një ide e kemi që prej Cosmo-së deri tek rrethërrotullimi me e shplu lumin, besoj që ekziston mundësia, nuk janë bërë ende analizat detale por besoj se është e mundshme, dhe kujtoj se ka me qenë shumë mirë”, – tha drejtori Aliu.

Përfaqësuesit të LDK-së në komitet i interesoi të dijë se çfarë hapësire do të zë ky rrethrrotullim, përderisa përfaqësuesja e Vetëvendosjes u deklarua se ky subjekt do të votojë kundër.

“Ku do të jetë parcela e re e pensionistëve dhe a e dini sa do të mirret për rrethrrotilim e sa do të mbeten për park”, – tha Imri Hashani, LDK.

”Ne si LVV, që në fillim kemi shprehur mospajtimin dhe kundërshtimin tonë për projektin bashkimi i qytetit  ne edhe sot vazhdojm të mbajm të njejtin që ndrim se kjo ngastër nuk duhet të tjetërsohet pasi krejt kjo ka për qëllim materializimin e projektit bashkimi i qytetit”, – tha Evetare Azemi nga  LVV.

Në përgjigjen e tij, drejtori Murseli nuk ishte i sigurt se sa tokë do të duhen për rrethrrotullimin e projektit më kapital në qytet”Bashkimi I Qytetit”,  përndryshe projekt të cilit akoma nuk i është publikuar leja ndërtimore.   

“Për propozim të parcelës ka mbetur që të formohet një komision dhe të propozohen parcela, ne kemi diskutu disa ide por ende nuk ka finale, ndërsa sa do të merr rrethërrotullimi nuk e kemi ende  projektin detaj,  a do ti merr 3 ari 4, 5 nuk e dimë. Ajo zonë, edhe parkingu që do të menaxhojë Ambienti, pas një viti do të jetë gjelbërim, dhe mos të ketë ndërtime ose diçka tjetër”, tha Murseli.

Propozim vendim i ekzekutivit te Ferizajt për shpronësimin e shtëpisë dhe oborrit të pensionistëve do të diskutohet në seancën e 30 Korrikut të Komunes së Ferizajt, pas marrjes së dritës jeshile sot në Komitetin për Politikë dhe Financa.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending