Connect with us

Ferizaj

Sojevasit rrezikohen nga ujërat e zeza

Published

on

Disa lagje të fshatit Sojevë të Ferizajt  janë në hall me rrjetin e kanalizmit i cili është shpërfaqur nëpër tokat e tyre. Ata thonë se janë të rrezikuar nga epidemitë, pasiqë ujërat e zeza po depërtojnë edhe në puset e tyre, prej nga ata furnizohen me ujë të pishëm. 
Rrahim Kçiku, pronar i një restoranti në këtë fshat, thotë se përveç që është i rrezikuar ai së bashku me familjen e tij, po dëmtohet edhe si biznes pasi klientët po i ikin shkaku i kundërmimit që  vie nga kanalizimi.

” Ne e kemi një restorant këtu, vijnë klientët, nuk munden me qëndru nga ernat, është i mbyllur kanalizmi dhe nuk bahet.  Shtëpitë i kemi andej, në mbrëmje nuk dilet me nejt jashtë, është vështirë me jetu kështu, veç kush nuk  e di. Kjo mund të shkaktojë edhe ndonjë epidemi. Ujërat hynë edhe në lagjen më poshtë dhe hynë edhe në bunare të tyre, se ne ujësjellës nuk kemi, furnizihemi me këtë ujë. Tash kujt me ju drejtu ne?”, – pyeti Kçiku.

Përfaqësuesi i fshatit Sojevë,  Sylejman Syla, tregon për kërkesat e vazhdueshme që i ka adresuar në Komunën e Ferizajt, por përveç premtimeve që ka marrë, ende nuk është bërë ndonjë zgjidhje. Ai thotë se  vonesa e intervenimit, mund të shkaktojë helmim tek të gjithë banorët e fshatit.

“Unë kam bërë disa herë shkresa, ju kam adresu drejtorisë së shërbimeve publike, dhe konataktet i kam pas me Eminin zyrtarin i cili ka premtu se do ti sanojë këto gjëra.  Më 15.05 kam bërë shkresë, më ka premtu se do të vie pas Dardanisë, pas asaj kanë ardhë dhe kur ju kam tregu vendin kanë thënë që nuk mundemi me hi dhe janë tërheqë, unë u thashë atëherë po e marr kanalizmin po e qes në asfalt dhe rregullone e po e kthej prap. Më pas, më kanë thënë se prej Tërrnit do të intervenojnë këtu, por prapë asgjë. Më datë 20.08 prapë kam bërë shkresën tjetër mirëpo asgjë.  Unë 5-6 herë kam bërë shkresa i kam njoftu, mirëpo deri më tash ende asgjë.  Problemi kryesor është që ky ujë shkon në lagjen e kronit dhe krejt ky kanalizim futet në bunaret e tyre, dhe kështu mund të vie deri tek helmimi i fshatit”,- tha Syla.

Zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime publike të Ferizajt, në lidhje me problemin e paraqitjes së ujërave të zeza në Sojevë, u zotuan se javën e ardhshme do ta trajtojnë këtë çështje me prioritet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending