Connect with us

Ferizaj

Nis Festivali i Teatrove në Ferizaj

Published

on

Në teatrin “Adriana” të Ferizajt, mbrëmë është hapur edicioni i 49 i Festivalit të Teatrove. Këtë festival e hapi trupa teatrale e Gjakovës me  shfaqjen  “Shumë zhurmë për asgjë” të regjisores Zana Hoxha, e cila me këtë rast tha se ndjehet e lumtur që festivalin e 49  po e hap kjo shfaqje, tekstin e së cilës, siç tha ajo, e ka përzgjedh për arsye personale.

“Jam shumë e lumtur që kthehem në këtë festival pas shum vitesh me këtë shfaqje që pati premierën javën e kaluar ne teatrin e Gjakovës, është siç e patë një nga veprat e Uilliam Shekspirit, një sfidë shumë e madhe, mirëpo jam e lumtur që sonte erdhëm dhe  patëm mundësi që para publikut ferizajas të hapim festivalin dhe të sjellim reprizën e tretë të kësaj shfaqje, natyrisht duke iu adoptuar kësaj skene e cila është shumë më e vogël sesa ajo e Gjakovës, mirëpo pashë emocione shumë të mira që na dhuruan publiku dhe një punë e cila u pa edhe sonte  që është një punë e mirë, stabile dhe jam e lumtur që sonte jam këtu për të hapur edicionin e 49 të këtij festivali”, tha regjisorja Hoxha.

E, në anën tjetër, regjisori Besim Ugzmajli duke e vlerësuar lartë hapjen e këtij festivali, tha se Ferizaj po i ruan traditat e këtij festivali.

“Mendoj që është një hapje shumë e mirë e festivalit me një shfaqje të qytetit të Gjakovës, qyteti i Gjakovës sjelli një ekip kryesisht me emra të rinj të cilët kanë vazhduar traditën e teatrit të mirë të Gjakovës, me një tekst që është shumë i njohur, mirëpo i sjellë me shumë invencë prej regjisores Zana Hoxha dhe mendoj që është një hapje shumë e mirë dhe na la një shije shumë të mirë shfaqja në përgjithësi. Pak a shumë Festivali i Ferizajt e ruan traditën e tij, përpiqet t’i sjellë produksionet më të mira të teatrit mbarë-shqiptar në të gjitha trojet shqiptare edhe në këtë edicion mendoj që ka pru prej produksioneve më të mira që kanë ndodhë këtë vit në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë edhe mendoj që brenda konturave të cilat është zhvillu ky festival edhe këtë vit dhe normalisht po shkon drejt vitit të tij të 50, ku shpresojmë që viti jubile i 50 do të jetë edhe më mirë se këtë vit”, u shpreh Ugzmajli.

Sonte, në natën e dytë të festivalit, do të jepet shfaqja “Një letër e humbur” nga teatri i Tetovës, me tekst të Jon Luka Karaxhale dhe me regji të Kushtrim Bekteshit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending