Connect with us

Ferizaj

Promovohet vepra “Shekspiri dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” nga Bekim Lumi

Published

on

Në kuadër të Festivalit të Teatrove që po mbahet këto ditë në Ferizaj, është promovuar vepra studimore e regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumit, me titull “Shekspiri dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Me këtë rast profesoresha Qibrije Demiri, tha se vepra  “Shekspiri dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”, është një studim krahasues në mes veprës “Makbethi” të Shekspirit dhe normave kanunore të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Realisht kemi krahasime, por krahasimet këtu thuajse janë të pamundura, kjo është një vepër shkencore hulumtuese, në kuptimin e veprës artistike të tragjedisë ”Makbethi” edhe në kuptimin e një vepre gojore që është ”Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Bekimi qysh në fillim dëshiron të na shtyjë, para se të na shtyjë në botën e përgjakët të ”Makbethit” na njofton se për ta shkruar Shekspiri këtë libër, ngjarja e librit është  e shekullit XI, ky shkruan në fillim të shekullit XVII, Shekspiri d.m.th është përfaqësues i humanizmit të periudhës së humanizmit dhe renesancës  në Evropë, kurse Bekimi e shkruan tek viteve të fundit, d.m.th është një gërshetim i kohëve, Kanuni mendohet së është nga Ilirët por është funksionalizuar nga Lekë Dukagjini d.m.th në kohën e Mesjetës, në kohën e Skënderbeut kur edhe kemi edhe Kanunin e Skënderbeut me pak ndryshime nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, kështu që është një gërshetim, është një rrjet kohësh që realisht i mundësojnë një rrjetë perspektivash të shikimit të këtyre dy veprave të Bekim Lumit“,  tha mes tjerash Demiri.

E, dramaturgu Arian Krasniqi, tha se Bekim Lumi jetën e pranoi si teatër, ndërsa teatrin si jetë deri në frymën e fundit të tij.

“Për Lumin kuptimi përmbajtësor i lojës në jetë dhe i lojës në teatër është i njëjtë ndryshon vetëm forma, Lumi jetën e pranoi si teatër dhe teatrin si jetë deri në frymën e tij të fundit si lojëtar i perfeksionuar dhe artist i pakrahasueshëm i teatrit të kohës sonë, loja e Lumit si në jetë ashtu edhe në teatër ishte e veçantë, i pandikuar nga askush dhe plotësisht origjinal, ai i tillë është edhe në këtë libër. Lumi nuk qe kopje e askujt as ne jetë, as në teatër, jetes ia fali energjinë, kokëfortësinë, bindjen e pathyeshme, guximin, besnikërinë, miqësinë, dashurinë, respektin dhe përkushtimin dhe gjithçka tjetër që e bënte atë të dallohej nga te tjerët, teatrit tonë ia fali dijen, kreativitetin, invensionin, estetikën dhe lodhjen e bukur filigraneske skenike“, u shpreh dramaturgu Krasniqi.  

Ish-regjisori dhe profesori i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, vdiq vitin e kaluar duke lënë pas dhjetra shfaqje të realizuara.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending