Connect with us

Ferizaj

Bablaku në hall me ujin e pijes

Published

on

Niveli i lartë i ndotjes së ujit të pijshëm mund të vërehet lirshëm me sy, pa pasur nevojë për ndonjë analizë të veçantë.  Ky ujë rrjedh nga çezmat e banorëve të fshatit Bablak të Ferizajt.

Banorët thonë se ka më shumë  se një viti që nga çezmat e tyre rrjedh ujë i ndotur dhe i përzier me fekale. Ata thonë se për këtë gjendje  i kanë njoftuar institucionet komunale, por  nuk u është bërë ndonjë zgjidhje.

“Në këtë fshat nuk është punuar asgjë, vetëm kur janë kthy serbët për hatër tyre kishe kanë investu. Ky ujësjellës është ndërtu, por është gjysmak, edhe kompania është e njoftuar, por nuk ka bërë asgjë. Uji është i papërdorshëm, shihet, çdo ndërprerje e ujit apo e rrymës vjen uji si lëng plehu. Për shëndet më nuk diskutohet, por edhe pajisjet ku depërton ky ujë dihet që prishen, uji është shumë i  ndotur, ndërsa kjo gjendje është thuajse nga fillimi. Ne vazhdimisht jemi ankuar, por siç duket nuk po merret askush me ne“, tha Daut Nuha, banor i fshatit Bablak.

“Uji vjen i ndotur, nuk ka filtrues, unë e përdori se s’kam ku me shku me marrë, kur nuk ke kah me marrë s’ki çka bën, në këtë gjendje jemi“, tha Hajrush Zeqiri, banor.

“Uji është shumë i ndotur, thuajse rregullisht vjen kështu. Një nga shkaqet është tek puset ku ka pëlcitur gypi i ujësjellësit dhe është përzier kanalizimi me ujësjellës. Ne e përdorim këtë ujë, ka pas banorë që janë ankuar nëpër mjekë shkaku i këtij uji. Unë kam bërë ankesa edhe në komunë edhe në “Bifurkacion”, janë kanë me këqyr kanë thënë paska shumë punë po u dashka me ardhë me bager dhe kurrë më s’kanë qenë, që një vit kështu jemi“, tha Driton Nuha.

 Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj Arbër Bytyqi, thotë se kanë nisur një projekt i cili do të zgjidhë përfundimisht problemet e përgjithshme në këtë fshat.

 “Zgjidhja e problemeve duhet shikuar në aspektin afatgjatë dhe në këtë drejtim ne jemi duke punuar  me projekte që zgjidhin problemin një herë e përgjithmonë. Ne vetëm kemi nisur procedurat për ndërtimin e kolektorit verior, jemi në fazën e zgjedhjes së kompanisë dhe deri në vitin 2021 do të jetë i përfunduar si projekt për atë zonë dhe pas përfundimit  të këtij kolektori do të jetë ndarja përfundimtare e ujit të pijshëm nga kanalizimet dhe po besoj që edhe për pjesën e ujit të pijshëm. Edhe unë kam informata nga qytetarë për këtë problematikë që është e theksuar dhe besoj që kompania që është përgjegjëse do të marrë  masa për këtë, pasi deri në përfundimin e këtyre projekteve janë edhe 2 vite dhe nuk mund të presim deri në atë kohë. Ne jemi në kontaktet e para me kompaninë dhe po besoj që ata do të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Bytyqi. Për të marrë një përgjigje, Televizioni Tema kontaktoi me kompaninë e ujësjellësit dhe kanalizimit “Bifurkacioni”, mirëpo zyrtarë të saj thanë se nuk janë në dijeni për këtë problem pasi tek ta nuk është ankuar askush zyrtarisht

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Trending