Connect with us

Ferizaj

Furra ”Orex” hapet edhe në Kaçanik

Published

on

Pika më e re e furrës së bukës “Orex” kësaj radhe u hap në Kaçanik. Pronari i kësaj furre, Elmaz Çoçaj, tha se e kanë parë të nevojshme hapjen e furrës edhe në Kaçanik, e cila përpos llojeve të ndryshme të bukës, ofron  edhe lloje të ndryshme të ushqimeve.

“Ne si biznes i përqendruar dhe me qendër në Ferizaj para disa viteve e kemi bërë hapjen në Prizren dhe e kemi parë të rrugës, duke i parë kërkesat dhe lidhshmërinë në mes Kaçanikut dhe Ferizajt, e kemi parë të arsyeshme që ka nevojë për një pikë të ”Orex”-it edhe këtu në Kaçanik dhe edhe siç e keni parë edhe ju, nuk besoj që kemi gabuar. Janë orët e para, por megjithatë puna e mirë shihet në mëngjes thonë tek ne. Ne këtu në Kaçanik kemi ardhur edhe me produkte më tepër, e kemi pjesën e picave, torteve edhe të gjitha llojet e produkteve që i mbajmë në pika të ”Orex-”it, por për qytetin e Kaçanikut është një risi duke e parë mungesën e furrëtarëve, kemi dikund rreth 80 produkte që I kemi sjellur në pikën e re këtu në Kaçanik”, tha Elmaz Çoçaj. 

Ndërsa, sa u përket kërkesave për punësim, pronari i furrës thotë se interesimi ka qenë shumë i madh.

”Të them të drejtën ka qenë një kërkesë e lartë për dallim nga Ferizaj, ndryshon shumë me Ferizaj, jemi munduar të zgjedhim më të mirët, kemi filluar me një staf normal nga 16 dhe të shohim si shkon”, tha ai. 

Hapjen e kësaj furre  e mirëpritën banorët e kësaj ane.

 “Shumë mirë e kemi pritur, shumë mirë. Ka qenë shumë e nevojshme. Më afër jemi, më lehtë tash”,  tha Besnik Berisha nga Kaçaniku.

Kjo është pika e gjashtë e furrës “Orex” në Kosovë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending