Connect with us

Ferizaj

Policia nuk hap rast për të lënduarin në projektin ”Bashkimi i Qytetit”

Published

on

Mbrëmjen e së shtunës një 72 vjeçar me inicialet R. K nga komuna e Ferizajt, ra në një gropë ku po zhvillohen punimet e projektit ”Bashkimi i qytetit”. Në Spitalin Rajonal të Ferizajt, thonë se pas dhënies së ndihmës së parë, pacienti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.  Mjeku Avdi Tahiri, thotë se pacieni ishte edhe nën ndikimin e alkoolit.

 “Atë natë ka qenë kujdestar doktor Sefedini i cili edhe ka raportuar gjatë pranim-dorëzimit të detyrës, ku ka raportuar se një person i moshës 75 vjeçare ka rënë në gropë ku janë duke u bërë punimet në projektin ”Bashkimi i qytetit”, i cili kur ka ardhë në shërbimin tonë ka qenë me vetëdije, por ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit, ka pasur lëndime në kokë dhe në trup, është trajtuar këtu nga stafi, janë bërë analiza dhe më pas pacienti është transferuar në QKUK për ekzaminim të CT të kokës, pasi ne nuk e kemi shërbimin e CT”, tha Tahiri.

 Në vendin ku ra 72 vjeçari, nuk ka mbrojtëse. Për këtë drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, thotë se operatori  është arsyetuar se rrethojat janë larguar nga shoferët e  taksive që operojnë në këtë pjesë. Ai thotë se  janë duke i bërë verifikimet e nevojshme dhe do të marrin masa ndaj fajtorit.

“Kemi marrë me shqetësim lëndimin e këtij banori, gjendja e tij është e mirë e ka kaluar rrezikun, po besoj se në ditët në vijim do të shikojmë pse ka ardhur deri tek ky aksident. Një pjesë e asaj ku ka rënë ky banor ka qenë e rrethuar nga punëkryesi, një segment tjetër ka qenë i rrethuar me shirit rrethues për të mos u futur, por sipas punëkryesit është larguar nga taksitë përrreth aty, megjithatë organi mbikqyrës është duke bërë verifikimet e nevojshme dhe do të na sjellin një konkluzion dhe të shikojmë masat që do të marrim qoftë për operatorin apo ata që e kanë shkaktuar edhe pse flitet se qytetari ka qenë në gjendje të dehur, por ne do t’i shikojmë të gjitha procedurat  dhe të gjejmë fajtorin për këtë aksident që ka ndodhur”, tha Bytyqi.

 Megjithatë,  policia nuk ka hapur rast për këtë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se janë duke pritur të marrin deklaratën e të aksidentuarit.

 “Rreth orës 23:00 policia është informuar nga Emërgjenca e Spitalittë Ferizajt që një person ka kërkuar ndihmë ku viktima është rrëzuar në afërsi të nënkalimit. Policia i është përgjigjur rastit ka shkuar në emërgjencë, por viktimën nuk e ka takuar aty pasi pacienti është transferuar për në Prishtinë. Ne kemi dalë në vend të ngjarjes, por për momentin jemi duke pritur të përmirësohet gjendja shëndetësore  e tij dhe të marrim deklaratë nga ai dhe të shohim a ka elemente për vepër apo është vetëaksidentuar, pa deklaratën  e tij për momentin nuk kemi rast të hapur”, tha Gashi.

Projekti “Bashkimi i qytetit”, që nga fillimi është kritikuar për mungesë të masave të sigurisë.  Para disa javësh nga punimet në këtë projekt është  rrëzuar  një shtyllë e betonit mbi një kafeteri në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending