Connect with us

Ferizaj

7 mijë doza vaksina kundër gripit afër përfundimit

Published

on

Nga e hëna nëpër qendrat e mjekësisë familjare në Ferizaj, ka nisur  vaksinimi kundër gripit sezonal. Përgjegjësja në Shërbimin e Vaksinimit Drita Nazifi-Emini, tha se 7 mijë doza të vaksinave janë shpërndarë nëpër të gjitha institucionet shëndetësore publike që funksionojnë në Ferizaj dhe varësisht prej nevojave do të bëjnë kërkesë për shtim të numrit të tyre.

“Deri më tani i kemi marrë 7000 doza të vaksinave dhe ne sipas planprogramit që e kemi në raportin e pacientëve që duhet të trajtohen apo të mjekohen nëpër rajone të ndryshme duke e ditur që në qytetin tonë i kemi 3 qendra të mjekësisë familjare kryesore dhe që janë të mëdha atëherë e kemi ndarë edhe numrin e vaksinave që të jenë sa më afër pacientëve në bazë të rajoneve të tyre. Në kuadër të kësaj sasie ne i kemi edhe punktet, fshatrat përreth ku i kemi edhe ambulantat, njësinë e ambulantës dhe aty ku është e lejuar që të jepet vaksina edhe për fëmijë edhe aty i kemi ndarë në numër të përafërt me banorët të cilët janë të planifikuar të cilët do të vaksinohen. Kemi filluar nga dita e hënë dhe deri tani jemi thuajse në dozat e fundit të vlerave që i kemi marrë, që jemi furnizuar nga dita e hënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë”, tha Drita Nazifi-Emini.

Ajo tha se vaksinat kundër gripit sezonal janë ndarë edhe për personat me aftësi të kufizuara.

“Ekipi jonë ka shkuar të vaksionojë edhe pacientët të cilët janë në ”Hendifer” dhe në ”Handikos”, aty ka qenë një numër deri në 30 pacientë që i kemi vaksinuar dhe ajo besoj që është një afërsi shumë e mirë për pacientë që edhe ata me një mënyrë të mos jenë në konfrontim të numrit të pacientëve tanë që vijnë çdo ditë”, tha Drita Nazifi-Emini.

Të moshuarit që prisnin për të marrë vaksinën kundër gripit, u shprehën të kënaqur për këtë shërbim.

“Këto vaksina janë të mira. Faleminderit që kujdesen për ne, për shëndetin tonë që jemi në këtë moshë, ka edhe më të moshuar edhe disa kanë shumë sëmundje të ndryshme”, u shpreh Sabrije Goca.

“Po kemi ardhë të marrim vaksina të pleqërisë, diçka për gripin. Me bashkëshorten kam ardhë, i falënderoj të gjithë ata që i kanë dërgu këto vaksina dhe ju që po na shërbeni. Ju faleminderit shumë”, tha Ragip Hashani.

Për dallim nga vitet e kaluara, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksina këtë vit ka qenë katër shtamëshe që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresiv në qarkullim të gripit sezonal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending