Connect with us

Ferizaj

Haliti e Svarqa të bindur për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje

Published

on

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, parti këto që po tentojnë të arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë së re, thonë se nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje vetëm sa nuk ka ndodhur.

“Ne jemi të bindur se do të arrihet marrëveshja e koalicionit dhe i kemi konsideruar normale këto bisedime pasi është vendosur një standard i ri në aspektin e marrëveshjeve politike, pasi për herë të parë në Kosovë ka ndodhur një harmonizim i programeve qeverisëse që në të kaluarën s’ka qenë një praktikë e tillë pasi është biseduar vetëm për ndarjen e pozitave në qeveri. Unë besoj se shumë shpejtë do të kemi një marrëveshje dhe do të organizohet ceremonia e nënshkrimit të koalicionit. Qytetarët janë duke pritur, por unë kam shpresë dhe besim që shumë shpejtë do të arrihet”, tha Enver Haliti nga LVV.

“Realisht marrëveshja është para nënshkrimit, janë paraprakisht edhe disa konsultime intensive të nevojshme për krijmin e një partneriteti të qëndrueshëm me synim të një qeverie stabile dhe në bazë të rezultatit zgjedhor me përmasa të balancimit në kuadër të një partneriteti më afatgjatë se një mandat dhe për ndërrimin e modelit qeverisës në mënyrë që Kosova të jetë ajo që do t’i hap dyert institucioneve ndërkombëtare. Unë jam i sigurt se nuk do të ketë asnjë pengesë drejt realizimit të kësaj marrëveshje aq shumë të pritshme nga qytetarët”, tha Muharrem Svarqa nga LDK.

Teksa Haliti thotë se posti i presidentit nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes, Svarqa thekson se LDK-ja do ta marrë këtë post.

“Është njëra ndër pikat që ka pasur mospajtime deri tani, por ne kemi besim të plotë që edhe kjo çështje do të kalohet, ndoshta nuk do të jetë pjesë e kësaj marrëveshje politike, por do të ketë një dakordim mes partnerëve se si  do të procedohet me zgjedhjen e presidentit në vitin 2022 kur edhe skadon mandati i presidentit aktual“, tha Haliti.

“Nuk ka lëshuar pe, përkundrazi LDK-ja është ajo e cila do ta ketë presidentin në mandatin e ardhshëm pas skadimit të presidentit aktual. Të gjitha vendimet që merren përmes Kuvendit  do të jenë temë e realizimit të kësaj marrëveshje duke përfshirë këtu edhe pozitën e presidentit”, tha Svarqa.

Seanca konstituive e Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Kosovës është caktuar për 24 dhjetor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending