Connect with us

Ferizaj

Hapet ambulanca veterinare shkollore në Ferizaj

Published

on

Shkolla e mesme e Agrobiznesit dhe e Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ka bërë përurimin e ordinancës së parë veterinare në Kosovë. Dobishmëria e kësaj ambulante veterinare do të jetë kryerja e pjesës praktike nga nxënësit. Zëvendësdrejtoresha e shkollës “Zenel Hajdini”, Zebibe Imeri, e quajti shembull një ordinancë të tillë edhe për shkolla e tjera të Kosovës.

“Hapja e kësaj ambulance është një sfidë në vete pasi që është e para e këtij lloji në shkollat e mesme të Kosovës, por jemi të bindur që do të jetë shembull edhe për shkollat tjera e kjo falë punës dhe përkushtimit të kuadrit profesional që ka kjo shkollë e që do të na e  kishin lakmi edhe institucionet më të larta të shkollimit. Kjo ambulancë u realizua me ndihmën dhe angazhimin e drejtorit të Bujqësisë Burim Bajramit, drejtorit të Arsimit  Afrim Llabjanit dhe drejtoreshën e Financave  Sebahate Ajeti-Sadiku. Me këtë investim nxënësit e diplomuar në këtë shkollë kanë mundësinë të dalin të përgatitur për tregun e punës”, tha Zebibe Imeri.

Në përurimin e kësaj ambulance ishte edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu, i cili tha se kjo ditë është e rëndësishme për arsimin në gjithë Kosovën.

“Unë uroj edhe nxënësit të cilët do të jenë përfituesit kryesor të hapjes së kësaj ambulance që vërtetë të marrin mësime të duhura dhe që të realizojnë atë pjesë të agjendës tonë qeverisëse, por mbi të gjitha atë agjendë dhe atë vizion të së ardhmes për të ndërtuar atë që i duhet sot Ferizajt dhe që i duhet Republikës së Kosovës”, tha Agim Aliu.

Heset Vranovci, mësimdhënës i veterinarisë në këtë shkollë, tha se realizimi i praktikës në këtë ambulancë të re është lehtësim për ta.

 “Nxënësit e profilit të veterinarisë do të kenë mundësinë që të njihen për së afërmi me produktet e ndryshme të trajtimit të kafshëve qoftë me anë të mjekimeve terapeutike apo ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjike të cilat do të realizohen nga profesorët e nderuar të veterinarisë, pjesë e personelit të shkollës sonë dhe të cilët përveç gradave akademike, doktorë shkence, gjithashtu kanë edhe një eksperiencë të gjatë praktike në fushën e veterinarisë. Të gjitha ndërhyrjet që do të bëhen tek kafshët do të jenë në përputhje të plotë me planprogramin e praktikës profesionale dhe do të jenë ndërhyrje profesionale të cilat nuk cenojnë të drejtën e jetës dhe lirisë së këtyre kafshëve”, tha Heset Vranovci.

Investimi në këtë ambulancë veterinare ka kushtuar rreth 10 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Trending