Connect with us

Ferizaj

Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës “Gjergj Fishta”

Published

on

Nga mungesa e rregullimit dhe asfaltimit banorëve të rrugës “Gjergj Fishta” në Ferizaj po iu shkaktohen probleme nga balta dhe gropat  e shumta. Ata thonë se komuna është në dijeni për gjendjen e kësaj rruge, mirëpo nuk ka ndërmarrë asgjë.

 “Me rrugë kemi probleme që nga qeverisja e Agim Aliut të parë që ka qenë në projekt dhe nuk është realizuar, pastaj ka ardhë qeverisja e Svarqës, nuk ka bërë asgjë, tash pritet në këtë qeverisje mos po kemi diçka më të mirë. Komuna ka marrë iniciativë për ta shpronësuar, por deri tani ka shkuar shumë ngadalë, nuk po e di a po mund të gjejnë mjete apo jo, pa mjete nuk bëhet. Ne kemi bërë ankesat tona, mirëpo deri tani nuk është realizuar asgjë”,  tha Afrim Selimi.

“Këtu kanë telashe edhe banorët edhe të gjithë, por më shumë kam unë, sepse unë këtu e kam biznesin. Këtë biznes e kam që 5 apo 6 vite këtu, pjesërisht këtë rrugë e shtrojë edhe vet, nuk e di a i keni përcjellur anësorët e të gjitha, po kam telashe me rrugë dhe e dyta kur është sezoni i klientëve unë 50% po kam dëmtime për shkak se me vetura të mira dhe shtrenjta është telashe të vijnë këtu dhe unë të them të drejtën që 4 vite bëj kërkesa të rregullta. Telashe po kemi dimrit kur po bie borë, atë ditë që bie ne po na mbesin veturat, nuk kemi mundur të kalojmë aspak”, tha Muhamet Karaliu.

“Unë punoj që 4-5 vite këtu, më shumë rrobat na bëhen me baltë, nëse do të rregullohej kjo rrugë do të ishte shumë mirë për ne, sepse në këtë sezonë punoj, 3 apo 2 muaj, më shumë jo. Shumë baltë bëhet gjatë kësaj sezone. Po e shihni edhe ju vet, katastrofë”, tha Kadrie Avdiu.

Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se procedurat e nevojshme për rregullimin e kësaj rruge këtë vit tashmë kanë përfunduar.

“Sa i përket rrugës “Gjergj Fishta” është një problematikë me të cilën ne jemi marrë në vazhdimësi, por besoj që ky vit do të jetë vit i zgjedhjes së problemit edhe për atë rrugë, pasi që përveç frekuentimit të qytetarëve që banojnë në atë zonë është edhe një rrugë lidhëse në mes të rrugës “Epopeja e Jezercit” dhe rrugës së Gremës pra rrugës “Enver Topalli”, unë po besoj gjatë këtij viti ne vetëm se e kemi në kod buxhetor dhe do të vazhdojmë me procedurat e tenderimit dhe shpresojmë që mos të kemi vonesa me procedurat e tenderimit, pasi që mosmiratimi i buxhetit në Qeverinë e Kosovës na ka vonuar në inicimin e procedurave të tenderimit sa i përket jo vetëm këtij projekti, por edhe projekteve të tjera. Unë po besoj që me miratimin e buxhetit ne do të fillojmë procedurat e tenderimit për rrugën “Gjergj Fishta” dhe më në fund do t’i japim drejtim lidhjes së problemit në rrugën “Gjergj Fishta”, tha Arbër Bytyqi.

Përpos rrugës së dëmtuar, pronari i biznesit të bujqësisë “AgroBesi” thotë se shtyllat elektrike që ai ka investuar në rregullimin e tyre, janë në rrezikshmëri të rënies, por që nga KEDS akoma nuk kanë marrë masa.

“18 shtylla unë kam aktivizuar këtu sepse nuk kam pasur mundësi dhe nuk kam pasur zgjidhje tjetër, tani janë të dëmtuar shumë, ka raste që edhe me vetura i kanë sulmuar. Një prapa që e kam e kanë ndërruar para dy vite, është rënë në tokë e gjitha, por tani e kam telashe këtu afër serrave, këtu e kam edhe orën dhe të gjitha serrat i kam të lidhura me rrymë, por e kam siguruar përafërsisht me disa shtylla, disa tela, disa shkallë, domethënë që një vit e gjysmë e kam këtë problem. Kërkesë kam bërë 2-3 herë, kanë thënë që do e kryejnë, kam bërë thirrje edhe në Prishtinë në qendër atje ku më kanë thënë se kjo punë është e kryer, më nuk ke çka thirrë, por deri më sot nuk ka ardhë askush”, tha Muhamet Karaliu.

Televizioni Tema ka kontaktuar drejtorin e KEDS për rajonin e Ferizajt, Ramadan Ahmeti, i cili përmes telefonit tha se ekipi i tyre do të verifikojë rastin për marrjen e masave pastaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending