Connect with us

Ferizaj

Gashi: Miratimi i rregullores ndikoi në largimin e punëtorëve nga puna

Published

on

Bizneset e përfshira në rregulloren e re e cila përcakton që dita e dielë të jetë ditë pushimi, e miratuar nga Kuvendi Komunal i Ferizajt në seancën e fundit, kanë filluar që tani t’i pushojnë nga puna punëtorët e tyre. Kështu tregon drejtori i Zyrës për Punësim në Ferizaj, Naim Gashi, i cili thotë se telefonatat në kërkim të punës nga punëtorë që kanë pësuar nga kjo rregullore, kanë filluar menjëherë pas mbajtjes së seancës.

“Ishte një sfidë jo e këndshme edhe pse ne në Zyrën e Punësimit kemi vende të lira të punës dhe punëkërkues kemi më pak, mirëpo kjo i ka shqetësuar tej mase sepse punëtorët që kanë punuar një kohë të gjatë apo janë mësuar të punojnë në një rreth tani të largohen nga puna është një shqetësim i madh edhe për ata edhe për ne si institucion. Të shtunën më kanë telefonuar, ata pritet që gjatë javës të vijnë t’i shikojnë konkurset e hapura që janë nëpër lëmi të tjera. Ka dallim shumë kjo ditë, sepse qarkullimi i parave është shumë, për katër ditë brenda muajit që të dielën të mos qarkullojnë paratë tek bizneset dhe normalisht që numri i punëtorëve tek këto biznese duhet të reduktohet pasi që nuk mund të punoj një njeri 24 orë apo shtatë ditë të javës, por ato janë me ndërrime, sipas kontratave me punëdhënësit dhe është shqetësuese sepse vetëm një grup i bizneseve ka kërkuar që e diela të jetë pushim, ndërsa nuk i kanë marrë parasysh as bizneset e vogla e as bizneset e mëdha”, tha Naim Gashi.

Ai thotë se kjo rregullore ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

“Unë kam pasur rastin që gjashtë vite të jem udhëheqës i divizionit për hulumtime dhe analiza të diasporës dhe kam vizituar vende të diasporës do të thotë tërë Evropën dhe Amerikën, kështu që nuk mund të merret shembull Gjermania, sepse nuk i kemi ende kushtet si në Gjermani ose të merret Amerika që punon 24 orë shërbim. Vet komuna e Ferizajt para disa viteve për t’iu ofruar shërbim 24 orë ka vendosur një kioskë para komunës që qytetarët të shërbehen me certifikatat e lindjes dhe dokumentat e tjera në mënyrë automatike në formë elektronike, do të thotë qëllimi është që t’u ofrohen shërbime qytetarëve 24 orë e jo të pushohet për shembull tërë dita e dielë dhe të mos punohet fare”, tha Naim Gashi.

Sipas kësaj rregulloreje, bizneset e prekura janë të obliguara të harmonizojnë orarin e punës më së voni 30 ditë pas hyrjes së saj në fuqi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizaj: Konfiskohen rreth 780 gram drogë dhe arrestohen dy të dyshuar për manipulim të provave

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Manipulim i provave” që ka të bëjë me rastin e një dite më parë (22.04.2026), kur ishte arrestuar një i dyshuar, pasi në veturën e tij u gjetën tri qese me narkotikë të llojit marihuanë me peshë rreth 15.57 gram.

Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin paraprak “njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. “

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma, rreth orës 21:00, në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën nxënësi 15 vjeçar në ambientet gjimnazit në Ferizaj

Published

on

Një nxënës ka humbur jetën në ambientet shkollore të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”  në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike dhe me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendngjarje, rastin janë duke e trajtuar hetuesit e stacionit, ata rajonalë dhe krimteknikët ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Trending