Connect with us

Ferizaj

Diskutohet Ligji për Sponsorizime

Published

on

Përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe ata të Administratës Tatimore të Kosovës, kanë mbajtur sot një debat me klubet sportive të Ferizajt, shoqatat kulturore, organizatat joqeveritare dhe bizneset e këtij qyteti, ku u diskutua për ligjin e sponsorizimit.


Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, tha se prej kur ka hyrë ky ligj në fuqi janë lidhur mbi 100, duke kërkuar nga komiteti i sportit dhe bizneset ferizajase që ta zbatojnë këtë ligj.


“Deri më tani mbi 100 kontrata janë të lidhura që i bie se ky ligj është duke funksionuar dhe nuk ka dilema, por duhet rregullorja të përfillet pasi deri te lidhja e kontratës nuk ka procedura të rënduara, por sot e biseduam që të gjejmë edhe forma të tjera të thjeshtësimit që të jemi më efikas dhe ta lëmë të lirë komunitetin e bzinesit dhe të sportit që të jenë në dobi të ngritjes së sportit”,tha Hasani.


Kurse, përfaqësuesi i ATK-së Nait Sharku, tha se ky institucion është i gatshëm t’iu jap sqarime klubeve dhe bizneseve rreth zbatimit të këtij ligji.


”Ne si ATK jemi të gatshëm në çdo formë të japim sqarime si klubeve ashtu edhe bizneseve që mendojnë të lidhin kontrata. Në vitin e kaluar kontratat që janë lidhur kanë mundësi t’i paraqesin në pasqyrat financiare që është afati deri më 31 mars, ndërsa ato financime që i kanë bërë nga janari deri më tani do t’i zbresim nga deklarata e vitit 2020. Mbi të gjitha gatishmëri për të financuar kulturën sportin nuk duhet jetë vetëm te pjesa e tatimit, por është edhe zhvillim i sportit pasi ne krenohemi me të arriturat e sportit dhe kulturës”, tha ai.


Ndërsa,pjesëmarrësit në këtë debat parashtruan pyetje të ndryshme të cilët morën përgjigje nga Hasani dhe Sharku.


“Kontratat të cilat bëhen me biznese, cila është rruga që duhet me ndjekë”, tha një përfaqësues i klubit.


“Klubet duhet kërkesën e tyre me dërgu në ministri për sport në komisionin përkatës dhe për çfarëdo arsye federata nuk e ka dërgu kërkesën tënde atëherë klubi ka të drejtë atë kërkesë ta dërgoj drejtëpërdrejtënë ministri,kjo është bërë që mos të ketë keqpërdorime”,tha Hasani.


“Teatrot e Koosvës janë në linjën buxhetore dhe këtu ne kemi hasur probleme pai ka njerëz që janë të interesuar me bë marrrëveshje dhe ne kemi të drejtë për sponsorizim, por ne nuk kemi llogari bankare dhe këtu kemi hasur në probleme në kuptimin e thithjes së sponsorizimeve”,tha drejtori i teatrit “Adriana”.


“Kushtet përcaktohen me këtë rregullore, ka vend për diskutim këtu dhe është mir që ne ta pranojmë me shkrim dhe e diskutojmë nëse ka vend për ndryshime atëherë mund ta plotësojmë”,tha përfaqësuesi i ATK-së.
“Kemi arritur me bizneset individuale përmes noterit dhe e kemi pa që biznesi i tij është individual fitimprurës dhe nuk ka shumë shpenzime por ka tatim të jashtëzakonshëm dhe nuk kemi arritë me bë kontrata pasi është shoqëri aksionare dhe si mundet me u rregullu kjo që mos me humb sporti pasi kontrata ka mundur të jetë shumë e mirë”,tha përfaqësuesi i klubit “Lybeteni”.


Presidenti i Komitetit Olimik të Kosovës Besim Hasani, tha se për keqpërdoruesit e këtij ligji parashihen dënime.


“Duhet ta keni një njeri të marketingut dhe një kontabilist, kjo ka edhe rreziqe këtu ka edhe vepra peale, mos të mendon dikush ta keqpërdorë këtë ligj, por këtu mundet me u përfshi dikush edhe në vepër penale pa dashtë ndoshta”,tha Hasani.


Ligji për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili është miratuar në qershor të vitit të kaluar u jep mundësi federatave, klubeve, sportistëve dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, por edhe institucioneve kulturore, që të kenë mbështetje nga sponsorët. sipas këtij ligji bizneset të cilat sponsorizojnë aktivitetet e sportit, u njihet zbritja 30 për qind nga tatimi në fitim, ndërsa ato që sponsorizojnë aktivitetet e kulturës u njihet zbritja për 20 për qind nga tatimi në fitim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në trafik shkaku i shembjes së mundshme të gurëve

Published

on

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që qarkullojnë në rrugët malore Shtërpcë-Brezovicë, Shtërpcë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit dhe Glliboçicë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Kushtet aktuale të motit me shi kanë shkaktuar rrugë të lagështa, dukshmëri të kufizuar dhe rrezik të shtuar për aksidente trafiku.

Po ashtu, në disa segmente të këtyre akseve mund të ketë shembje gurësh, rrëshqitje dhe pengesa të tjera, që mund të rrezikojnë qarkullimin e automjeteve.

Në këtë drejtim, Policia rekomandon që shoferët të respektojnë disa këshilla të rëndësishme për ngasje të sigurt:

– Mbani dritat e ndezura për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të vërejtshëm për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

– Zvogëloni shpejtësinë, pasi rrugët e lagështa kërkojnë distancë më të madhe për frenim të sigurt.

– Shmangni shpërqendrimet, sidomos përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

– Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara për të shmangur aksidentet.

Në këto rrugë malore, tregoni kujdes shtesë ndaj shembjeve të gurëve dhe pengesave që mund të paraqiten papritur në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se reshjet e shiut kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes më të madh në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Trending