Connect with us

Arbëri

Shoqata ”Feniks” nis ndërtimin e 6 shtëpive në Kukës

Published

on

Shoqata humanitare ferizajase “Feniks” vazhdon humanizmin e saj në Shqipëri. Pas përzgjedhjes se gjashtë familjeve në rrethinën e Kukësit ka nisur ndërtimi i shtëpisë së parë për njërën nga këto familje në fshatin Mamë, me ndihmën e donatorëve nga Ferizaj dhe jashtë tij. Kryetari i kësaj shoqate, Milaim Jashari, tha se këto familje jetojnë në kushte te mjerueshme.

“Ne si shoqatë “Feniks” jemi të kënaqur që i kemi donatorët shumë të fortë, është ”Eli-Abi” i cili na përshëndet çdo herë, çdo vit na ndihmon, ësht ”Maksiti”, është ”Lala” dhe kemi ”Dino” e Lipjanit kështu që e kemi edhe një familje në Zvicër, disa shokë që janë, Jakup Morina me shokët e tij, kjo është e dyta shtëpi që na ndihmojnë ata shokë e vëllezër tonë që janë nga Zvicra dhe ata kanë shprehur dëshirë të ndërtojnë një shtëpi këtu në Kukës dhe besoj që edhe ata do të jenë të kënaqur sepse nuk është pak të rehatohet një familje e tillë që janë në gjendje shumë të vështirë”, tha Milaim Jashari.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, u shpreh falënderues tejmase ndaj ”Feniks”-it dhe donatorëve të tyre që u kanë dalë në ndihmë familjeve të përzgjedhura nga kjo komunë.

“Për këtë pa diskutim që shqiptarët e kanë dhembjen, e kanë humanizmin brenda shpirtit dhe unë besoj që edhe ata shqiptarë shumë të nderuar që kanë ndihmuar me fondet e veta familjare për të investuar në këto shtëpi, për të bërë këto kryefamiljare me fëmijë jetim, këta fëmijë jetonin në shtëpi të dikujt tjetër, pa shtëpi fare. Pa diskutim që meritojnë të vlerësohen maksimalisht dhe Bashkia e Kukësit dhe unë si kryetar Bashkie i vlerësoj maksimalisht. Do të kenë gjithmonë mikëpritjen tonë, sepse realisht është një gjë shumë humane që po bëjnë për të sistemuar këto gjashtë familje që janë të gjithë në nevojë, pa asnjë lloj mundësie financiare për të bërë vet shtëpitë e tyre”, tha Safet Gjici.

Njëra nga kryefamiljaret e përzgjedhura për t’ia ndërtuar shtëpinë, tha se ky gjest human do të thotë shumë për ta.

“Jam nënë me katër fëmijë jetima, pa shtëpi, me një përkrahje sociale, ju falënderoj në radhë të parë kryetarin e Bashkisë, shoqatën “Feniks” që kanë ardhur për të ndërtuar një shtëpi, për fëmijët e mi. Më e gëzuar nuk kam ku të shkoj, çfarë të them me bukë, pa bukë, kështu për t’i rritur sa mundem. Burrin e kam pasur të sëmurë gjithmonë deri sa ka vdekur edhe ai dhe më ka lënë këta katër fëmijë. Kunati më ka marrë përsipër sepse shtëpinë e kam pasur të shembur”, tha Besarie Sylëmataj.

Shoqata “Feniks” do t’i dalë në ndihmë edhe një familje të shtatë nga Kukësi, por nga mungesa e truallit akoma nuk kanë filluar ndërtimin e shtëpisë. Kjo familje  tregoi për vështirësitë që ka.

“Jam me qira, 110 mijë paguaj në muaj, kam tre invalidë, gruan dhe dy djem me ilaçe, nuk mund të ecin, duhet t’iu ndihmoj unë në krah për t’u ngritur, në banjo apo kudo. Kjo dhomë është me lagështi, me bodrum poshtë, lagështi shumë, e vogël”, tha Kujtim Tusha.

 “Banesa shumë e vogël, vet jam e sëmurë, dy fëmijë i kam të sëmurë. Pasuri nuk kemi hiç, ky i sëmurë, djali tjetër i shtrirë, pasi janë të sëmurë, as lekë për ilaçe nuk kam për t’i marrë. Nuk e di a të marrë ilaçe për vete apo për fëmijë, të tretë kemi nevojë, të sëmurë. Faleminderit kush vendos të na ndihmojë nga zemra, Zoti e Allahu i shpërbleftë”, tha Naile Tusha.

Shoqata “Feniks” bëri të ditur se sapo të gjendet parcela për këtë familje, së bashku me ndihmën e donatorëve vullnetmirë, do të fillojë ndërtimi i menjëhershëm i shtëpisë së tyre.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arbëri

Tirana dhe Kruja lëkunden nga një seri tërmetesh

Published

on

Një tërmet me 4.2 shkallë të Rihterit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Qendra Sizmologjike ka njoftuar se tërmeti  regjistrua  në orën 05:04 minuta me epiqendër 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 8 kilometra në jugperëndim të Krujës.

Më pas janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të ulët,  ku e fundit u regjistrua  në orën 10:05 minuta me intensitet  2.0 shkallë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje për dëme të mundshme.

Continue Reading

Arbëri

Qyteti i Ohrit lëkundet nga tërmeti

Published

on

Maqedonia e Veriut, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit, që u regjistrua në orën 04:34 sipas kohës lokale, ishte rreth 4 kilometra në veri-perëndim të zonës së qytetit të Ohrit në thellësi  prej 5 kilometrash.

Përpos Ohrit me rrethinë, tërmeti u ndje edhe nga banorët në zonat kufitare me Shqipërinë dhe në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.

Continue Reading

Arbëri

Në Tiranë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për trafikim të armëve

Published

on

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë dy shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë rreth10 mijë euro.

Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se të dyshuarit, A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë,  janë arrestuar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”,  nga njësiti për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. 

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Trending