Connect with us

Ferizaj

Jo të gjitha bizneseve u ndalohet puna nëse respektojnë masat parandaluese

Published

on


Shumica e bizneseve në Ferizaj vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për shkak të virusit Covid-19.
Kryeinspektori i Ferizajt Ridvan Berisha, tha se në këtë komunë është duke u respektuar vendimi i qeverisë për mbylljen e veprimtarive ekonomike siç janë tregjet, qendrat tregtare, restorantet dhe kafeteritë. Sipas tij, përveç këtyre operatorëve, vendimi i qeverisë ua lejon operatorëve të tjerë që të punojnë, por duke respektuar gjithnjë masat për parandalimin e përhapjes së virusit.


“Ne si komunë vetëm një vendim kemi lëshuar ku kemi ndaluar tri tregje, kurse ministria ka lëshuar urdhëresë për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike që lidhen me emërgjencën e shëndetit publik. Kjo shkresë është e datës 17.03.2020. Në këtë shkresë parashihet cilat subjekte nuk guxojnë të punojnë fare, është pika 3 ku thotë se duhet të mbyllen, restorantet, kafeteritë, baret, pabet qendrat tregtare, tregjet, kurse të tjerat mund të punojnë pjesa dërrmuese, por duke respektuar kushtet e pikës 1 që janë masat preventive, dorëzat, maskat dhe distanca”, tha Berisha.


E, një veprimtari që nuk është ndaluar nga qeveria qendrore, por nga ajo lokale, është shërbimi me kafe nga aparatet e kafesë. Berisha tha se këtë shërbim e kanë ndaluar, pasi rreziku i përhapjes së virusit është i lartë.


”Edhe këtë shitje e kemi ndal edhe përkundër faktit se ministria me urdhëresën në fjalë e ka lënë si mundësi që të punon, por duke pasur parasysh që në pika të karburantit, në furra të bukës, por edhe në ëmbëltore ku ka pasur aparate të tilla nuk është respektuar distanca dhe duke pasur parasysh rrezikun që mund të vie për mosrespektim të distancës, kemi marrë një vendim që edhe pikat e njëjta të mos punojnë. Levërdia nuk është e madhe, por rreziku është shumë i madh të infektohen përmes këtyre aparateve, sepse mund të manipuloj një person i infektuar dhe në momentin që preket nga persona të tjerë përhapja e virusit është shumë e madhe”, Berisha.


Kryeinspektori i Ferizajt Ridvan Berisha, tha se janë duke respektuar vendimin e qeverisë për t’i mos i gjobitur bizneset të cilat janë të hapura. Ai njoftoi se deri më tani inspektorët e Ferizaj nuk kanë gjobitur asnjë biznes që ka zhvilluar punën, por gjoba kanë shqiptuar për manipulime me çmime, veçanërisht tek marketet kur çmimi i artikujve në raft ka qenë ndryshe nga ai në arkë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending