Connect with us

Ferizaj

Demiri: Situata politike në vend, fyerje e rëndë për qytetarët

Published

on


Përveç situatës me koronavirusin, nga dje është krijuar edhe një situatë e re politike në vend, pas paralajmërimit të Lidhjes Demokratike e Kosovës për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
Analisti ferizajas Afrim Demiri, thotë se në tërë botën krijohen armëpushime në raste të jashtëzakonshme, kurse në Kosovë po ndodhë e kundërta.


“Në këtë kohë pandemie çdo politikë që zhvillohet është politikë virusale, dua të them se faktikisht është një politkë joinstitucionaliste dhe është politikë vetëshkatërruese. Automatikisht paramendimi na shkon aty se pikërisht ata që janë thirrur në politikë institucionaliste e bën hapin jo institucional. Këtu është një mllef i gjithë qytetarëve për arsye se në këtë kohë kur pandemia rrezikon me përmasa globale unë mendoj se i vetmi mision i njerëzimit është parandalimi i saj dhe për këtë mendoj se asnjë politikë që zhvillohet tash nuk është parimore. Bota njeh shumë armëpushime në kohë pandemie, por edhe me rastin e festave gjithëbotërore armëpushimi gjen shprehi dhe gjest njerëzor, e në këtë rast kur ne jemi ende në fillim të pandemisë dhe ka paralajmërime që ka mundësi të zhvillohet në mënyrë negative, kjo tregon papjekuri politike”, tha Demiri.


Demiri konsideron se kjo është fyerja më e madhe që klasa politike po ua bën qytetarëve në këtë kohë pandemie.


“Ata më tepër po përngjajnë në gjela, në pleh sesa në krerë politikë, kjo është një revoltë jo vetëm e imja që po e përdori, por kjo është grumbulluar nga momenti i kësaj situate politike që u krijua. Nuk kam ndonjë iluzion që qeveria do të bënte më të mirën, por qeveria është një shtyllë institucionale që beson qytetari, nëse rrënohet kjo shtyllë atëherë çka do të bëhet, t’i dorëzohemi koronavirusit, atëherë ku mbetet ndërgjegjia njerëzore. Unë mendoj që kjo është fyerja më e rëndë që u është bërë qytetarëve dhe po del që klasa jonë politike është e kalbur. Edhe në Siri ka rënë intensiteti i luftës për shkak të virusit, në Itali ka 4 mijë në ditë të infektuar, nëse ne e përjetojmë një situatë të tillë ku do të fshehen politikanët tanë pastaj dhe se di a meritojnë të flasin pastaj në emër tonë”, tha Demiri.


Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë është inicuar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Trending